Prinderit e Bleona Mates deshmojne ne prokurori.

Zamir Mata ka mohuar akuzat qe ka bere me pare ndaj ish-bashkeshortes se ajo ka gisht ne zhdukjen e vajzes.
Bukurie Mata Zamiri nuk ndihmoi qe te kerkonim per vajzen. Ai nuk eshte prind i mire.
TIRAN- Zamir dhe Bukurie mata prinderit e Bleones 6-vjecare te zhdukur muaj me pare ne menyre misterioze jane marre ne pyetje pak dite me pare nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Pas zhdukjes se vajzes te dy prinderit kane leshuar akuza te renda ndaj njeri-tjetrit dhe me pas kane nisur procedurat e divorcit.
Zamir Mata ka qene personi i pare i thirrur nga hetuesit e ceshtjes per te dhene shpjegime pikerisht per divorcin me te shoqen Bukurie Mata. Sipas burimeve zyrtare te institucionit te akuzes mesohet se babai i vajzes eshte ne nje gjendje te renduar shendetesore.
Ai ka humbje te madhe te peshes fizike. I pyetur nga prokuroret Zamir Mata ka shpjeguar me detaje arsyet e divorcit me bashkeshorten dhe dyshimet e tij te fundit per zhdukjen e vajzes. Sipas Zamir Mates bashkejetesa mes tyre qe pas zhdukjes se vajzes ishte bere e pa durueshme duke sjelle konflikte dhe zenka mes tyre e akuzave te ndersjella per mos angazhim ne gjetjen e vajzes.
Nuk e di pas zhdukjes se vajzes bashkejetesa eshte renduar dhe ishte vendimi i bashkeshortes qe te ndahemi. Jeta jone eshte acaruar shume dhe nuk mund te bashkejetojme me.
Nuk e besoj qe Bukuria te kete gisht ne zhdukjen e vajzes sone. Kemi shkembyer akuza mes njeri-tjetrit por qe kane ardhur nga emocionet dhe jo nga fakte reale- mesohet te kete thene Zamir Mata duke iu referuar akuzave te ndersjella per zhdukjen e vajzes se tyre.
I riu nga Zapodi i Kukesit edhe pas divorcit me bashkeshorten Bukurie mohon qe nena e vajzes se tij 6-vjecare mund te kete lidhje me zhdukjen e vajzes. Nderkaq perkunder ketyre pretendimeve te Zamir Mates bashkeshortja tashme e divorcuar Bukurie Mata para hetuesve te ceshtjes ka ngritur dyshime se neglizhenca e bashkeshortit te saj ka bere qe te dyshoje se ai nuk eshte nje prind i devotshem.
Zamiri qe ne ditet e para te zhdukjes eshte treguar shume i qete dhe nuk e ka vrare mendjen asnjehere per gjetjen e vajzes sone. Kjo me ka shtuar dyshimin qe ai mund te di ndonje gje dhe nuk pranon te rrefeje-mesohet te kete thene Bukurie Mata.
Nderkohe gjate shqyrtimit gjyqesor te zgjidhjes se marteses cifti ka ngritur akuza te ndersjella per humbjen e vajzes.
Sipas deklarimeve te asaj kohe te Zamir Mates bashkeshortja e tij e ka tradhtuar disa here cka e ka bere qe te dyshoje qe vajzen mund ta kete rrembyer babai i saj biologjik apo ndonje lidhje me motrat e nenes se 6-vjecares. Por keto pretendime jane kundershtuar me force nga nena e 6-vjecares ku sipas saj keto jane shpifjet e radhes te ish-bashkeshortit te saj.
Ndersa sipas prokurorise edhe pse prej muajsh dy ish-bashkeshortet jane vene ne pergjim bisedat e tyre ne asnje rast nuk jane dyshuese dhe nuk u japin hetuesve informacione qe tu sherbejne per zbardhjen e zhdukjes se 6-vjecares Bleona Mata.
Te vetmit dyshime qe kane mbetur per hetuesit tashme eshte ideja se vajza mund te jete bere pre e ndonje kafshe te eger diten e zhdukjes me 22 maj 2010 ne fshatin Zapod te Kukesit. Per here te fundit Bleona e vogel eshte pare me kusherirat e saj pak minuta para se te zhdukej.
Ne kohen e zhdukjes dy prinderit e saj ngriten dyshime per perfshirjen e kusherirave te tyre ne rrembimin e vajzes 6-vjecare por edhe pas hetimeve me metoda te ndryshme speciale nje dyshim i tille nuk eshte provuar ndonjehere duke veshur keshtu me mister te madh zhdukjen pa gjurme te 6-vjecares Mata.