E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja kerkon demshperblim per vdekjen e vajzes

Prinderit e Jonida Mahmutit vajzes me pasaporte britanike qe humbi jeten ne aksident rrugor kerkojne demshperblim. Aksidentuesi u denua me liri me kusht akuza ministrit Basha se ndikoi tek drejtesia


TIRAN- Pas denimit te formes se prere ndaj ish-drejtorit te kompanise ajrore Albanian Airlines shtetasin Ylli Seriani per aksidentin qe i solli vdekjen 19-vjecares Jonida Mahmuti dhe lendimin e tre personave te tjere familjaret e te ndjeres padisin kompanine e sigurimit.

Familja Mahmuti kerkon nga kompania e sigurimit nje demshperblim ne vleren 2.6 milion leke te reja. Me kete aksident eshte implikuar edhe ministri Lulzim Basha i cili eshte akuzuar se ka ndihmuar autorin dhe ka ndikuar ne gjykate per te.


Ka qene nena e te ndjeres znj. M.Mahmuti e cila me ndihmen e avokatit mbrojtes i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet me nje kerkese padi shkaktim demi ndaj kompanise se sigurimeve ku ishte siguruar makina qe kreu aksidentin.


Sipas kerkese padise me nr. 5909 paditesja M. Mahmuti kerkon nga togat e zeza qe kompania e sigurimeve te paguaje demshperblimin e demit pasuror te shkaktuar si rezultat i humbjes se jetes se vajzes Jonida Mahmuti ne aksidentin automobilistik te dates 29 gusht 2009 ne rrugen Tirane-Rinas.


Ate nate mjeti i tipit Benz me targa TR 7141 L i drejtuar nga Ylli Seriani goditi makinen ku ndodhej vajza 19 vjecare duke shkaktuar vdekjen e adoleshentes. Sipas kerkese padise kompania e sigurimeve duhet te paguaje ne llogarine bankare te familjes se 19-vjecares shumen prej 2 milion e 600 mije leke te reja. Per shqyrtimin e kesaj kerkese padie me ane te shortit elektronik eshte caktuar gjyqtarja Irena Plaku e cila tashme ka zhvilluar seancen e pare pergatitore.


Mesohet se ne forme provash avokati mbrojtes i familjes Mahmuti ka dorezuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare dhe asaj te Apelit te denimit te shtetasit Seriani per akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekjen e 19-vjecares Mahmuti si dhe dokumentacionet e kompanise se sigurimit ku mjeti i drejtuesit ishte i siguruar.


Ne leximin e konkluzioneve perfundimtare prokurori kishte kerkuar denimin e te pandehurit me kusht per 2 vitet e ardhshme si dhe ndalimin e ngasjes se automjeteve per dy vitet ne vazhdim.


Avokati mbrojtes gjate parashtrimit te pretendimeve perfundimtare ka qene dakord me masen e denimit te kerkuar nga prokurori i ceshtjes si dhe renditi nje sere rrethanash lehtesuese karshi klientit te tij. Ne vendim e saj togat e zeza argumentuan disa rrethana lehtesuese ndaj te pandehurit Seriani dhe perfundimisht vendosen denimin e tij me kusht per tre vitet e ardhshme.


Aksidenti


Aksidenti me pasoje vdekjen e 19-vjecares ka ndodhur me 20 gusht 2009 rreth ores 0400 te mengjesit kur vajza me disa kusherinjte te babait te saj ishte nisur per ne aeroportin Nene Tereza. Ne segmentin rrugor Rinas-Mbikalimi i Ktheses se Kasharit vajza eshte kujtuar se ka harruar pasaporten ne banese. Makina ku ndodhej vajza eshte kthyer ne drejtim te Tiranes por duke ecur shume ngadale anash rruges per te verifikuar edhe njehere cantat per pasaporten.


Ne kete moment me nje shpejtesi tej normave te lejuara i pandehuri Seriani me automjetin e tipit Benz me targe TR 7141 L e ka goditur makinen ku ndodheshin kater personat bashke me viktimen. Pas kesaj perplasjeje kane humbur ndjenjat cifti Koshena dhe viktima 19- vjecare ndersa vajza e ciftit ka pesuar vetem disa demtime te lehta. Si pasoje e ketij aksidenti 19-vjecarja vdiq pak dite me pas ne Spitalin Ushtarak.


Marku Basha mbrojti Serianin


Shkrimtari i njohur lezhjan Rudolf Marku fqinj me familjen e viktimes ne Angli denoncoi disa kohe pas ngjarjes faktin qe ministri Lulzim Basha kishte shkuar per vizite ne dhomen ku ndodhej i pandehuri Ylli Seriani ne Spitalin Ushtarak. Sipas Markut Basha i kishte dhene mbeshtetje te pandehurit dhe kishte ndikuar ne dhenien e drejtesise. Per kete ngjarje eshte interesuar edhe Ambasada Angleze ne vendin tone si dhe deputetja e Partise Liberale te Anglise Suzan Kramer qe i ka kerkuar ministrise se Jashtme shqiptare te dhena per ngjarjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›