Prindërit kërkojnë zhvarrosjen e të birit: E vranë në shkollë
KORÇË - Eshtë zhvilluar sot seanca e radhës në Gjykatën e Apelit për vdekjen e 17 vjeçarit Mikel Ajçe, ku prinderit kane kerkuar zhvarrosjen e trupit, per te vertetuar se krimin e vrasjes. Ata akuzojne direkt drejtorine e shkolles se ka sajuar historine e vetevarjes, pasi femjia i tyre eshte dhunuar ne shkolle dhe iu ka mbetur ne dore mesuesve.
Ngjarja e rëndë që ndodhi në shkurt 2008 në Devoll të Korçës dhe ceshtja ndiqet ne Apel, pasi Shkalla e Pare doli me vendimin se eshte vetevrasjes rasti ne fjale. Prinderit kerkuan gjate seances qe organet e drejtësisë të bëjnë zhvarrosjen e trupit dhe më pas ekspertizën që çojnë në shkaqet e vërteta të vdekjes. "Kërkoj zhvarrosjen e djalit për të parë se goditja në fund të barkut, ti bëhet ekspertiza. Vdekja e djalit ka ardhur nga goditjet. Djali në varrezë është pa organe gjenitale" thotë e ëma.
Më tej, prindërit sqarojnë se kishin dyshime që në fillim. "I thashë doktorit në morg që djali nuk ka shenja të litarit në qafë, ai nuk mu përgjigj", thotë babai i Mikelit.
Vjollca dhe Halim Ajce, pretendojnë se i biri u vra në mënyrë makabre pas dhunës së ushtruar ndaj tij dhe më pas drejtori i shkollës bashkë me persona të tjerë sajuan vetëvrasjen, duke bërë gati edhe një letër lamtumire. Ata shtuan se dy shoket e ngushte te Mikelit rrefejne krimin, por kane frike te deshmojne ne gjykate.