Kushtet pas divorcit bashkeshorti i Ema Andreas bie dakord

Gjykata cakton eksperten psikologe per te pare kushtet ekonomike te ciftit dhe te bisedoje me vajzen per te vendosur me cilin prind do te qendroje
Pas refuzimit te pajtimit mes tyre nje jave me pare cifti Ema Andrea-Kostandin Kapo jane paraqitur serish ne Gjykaten e Tiranes per te paraqitur pretendimet e tyre dhe cfare kerkojne nga gjykata pas divorcit. Ajo qe ka folur me teper ne seancen e djeshme pergatitore e cila ka zgjatur rreth 1 ore ka qene paditesja Andrea e cila i parashtroi gjyqtarit Engert Pellumbi cilat ishin kerkesat e saj dhe detyrimet qe duhet te kishte ish-bashkeshorti pas divorcit ne drejtim te frutit te marteses se tyre. I padituri Kostandin Kapo i cili ka rene dakord qysh me pare per perfundimin e kesaj martese dhe eshte pro prishjes se saj nga gjykata nuk ka folur shume por vetem ka deklaruar se eshte dakord me ato qe kerkon Ema Andrea. Pasi perfundoi edhe kete moment procedural te gjyqit gjyqtari e ka kaluar ceshtjen ne seance gjyqesore ndersa ka percaktuar edhe nje psikologe qe do te pergatise nje raport pas komunikimit me vajzen e ciftit dhe me pas ta paraqese ate ne gjykate. Roli i psikologes ne kete proces eshte te shikoje kushtet ekonomike te te dy prinderve si dhe do te bisedoje me vajzen e ciftit se me ke deshiron ajo qe te jete nen kujdestari.
Kerkesa
Referuar burimeve zyrtare prane Gjykates se Tiranes mesohet se pas dhenies se divorcit Ema Andrea kerkon kujdestarine e vajzes Sara caktimin e nje pensioni ushqimor prej 25 mije lekesh te rinj ne muaj si dhe ka percaktuar ditet kur ish-bashkeshorti do te duhet te takoje te bijen duke percaktuar cdo dite te enjte te javes nga ora 1600-1900 te shtunen e pare dhe te trete te cdo muaji nga ora 1000-1600 si edhe nje muaj gjate pushimeve verore. I padituri Kapo mesohet se ka rene dakord me kushtet e vendosura prej Ema Andreas duke sjelle edhe shtyrjen e seances per daten 4 shkurt. Aktorja e njohur ka paraqitur kerkese-padine ne dhjetor te vitit te kaluar ku sqaronte se ajo dhe bashkeshorti i saj kishin lidhur martesen ligjore ne kryeqytet me daten 30 janar te vitit 1994. Nga bashkejetesa e tyre ka lindur nje femije i seksit femer perkatesisht Sara Kapo ne 27 janar te vitit 1994. Jemi njohur me dashuri me njeri-tjetrin ndersa vitet e para te marteses i kemi kaluar mire se bashku. Me kalimin e viteve kemi verejtur se kemi mosperputhje mendimesh dhe karakteresh dhe per kete shkak prej 10 vitesh lidhja jone eshte jofunksionale e qe prej asaj kohe kemi jetuar te vecuar nga njeri-tjetri. Jemi perpjekur ne disa raste te shpetojme martesen tone por rezulton qe te gjitha perpjekjet ne kohe kane rezultuar te paefektshme. Ne keto kushte rezulton qe martesa jone e ka humbur teresisht qellimin per te cilin eshte lidhur dhe ne nuk mund te bashkejetojme serish me njeri-tjetrin sqaronte ne kerkesen e saj aktorja. Duke u bazuar edhe ne dispozitat ligjore ne fuqi ajo paraqiti padine perpara Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duke kerkuar te zgjidh gjyqesish kete ceshtje civile. Nje seance me pare cifti ne marreveshje te plote ka refuzuar pajtimin duke kerkuar qe seancat te jene te aferta me njera-tjetren per ta perfunduar shpjet kete zgjidhje martese.