Nuk keni cte me beni Gjin Ndreu fyen dhe godet serish policine

Demonstruesi i 21 janarit kanos patrullen e policise. 32-vjecari nga Shkodra u la i lire dy dite me pare
I sapoliruar nga gjykata pas akteve vandale dhe te dhunes ne demonstraten e 21 janarit Gjin Ndreu 32-vjecari nga Shkodra qe u filmua me nje pistolete ne brez ka rene perseri ne prangat e policise se kryeqytetit. Kete here shkodrani ka fyer dhe ka goditur disa punonjes se Patrulles se Pergjithshme ne sheshin Rilindja madje i ka treguar atyre se nuk kishin se cfare ti benin. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes ne oren 2030 ne sheshin Rilindja ne rrugen Muhamet Gjollesha ne kryeqytet kur 32-vjecari eshte perballur me nje patrulle policie ne detyre. Duke hasur ne fyerjet dhe sulmin e 32-vjecarit deri dy dite me pare te akuzuar per akte dhune si Kundershtim te punonjesit te policise se rendit publik Shkaterrim te prones dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municionit Gjin Ndreu eshte shoqeruar ne komisariatin nr. 2 te policise se Tiranes.
Pas hetimeve te para dhe provave te mbledhura ndaj demonstruesit te 21 janarit eshte marre masa e arrestit ne kushtet e flagrances per akuzat e kundershtimit dhe goditjen se punonjesve te policise akuze e cila pritet te vleresohet per te dyten here brenda javes nga Gjykata e Tiranes.
Nuk e kane kuptuar kete here arsyen e sulmit te demonstruesit nga Shkodra i cili fill pas lenies se lire ne seancen e se henes ne gjykate ka fyer dhe goditur disa punonjes te Patrulles se Pergjithshme teksa ishin ne sherbim ne sheshin Rilindja ne kryeqytet. Kete here konfrontimi ka ndodhur ne rrugen Muhamet Gjollesha ne Tirane kur pas sulmit dhe fyerjeve te 32-vjecarit patrulla ka lajmeruar punonjesit e komisariatit nr. 2 te policise te cilet kane bere dhe shoqerimin ne rajon te Gjin Ndreut ndersa menjehere kane filluar hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
Sipas burimeve te policise prane ketij komisariati mesohet se gjate atakimit me patrullen e policise ne sheshin Rilindja Gjin Ndreu u ka treguar ketyre te fundit se policia nuk ka se cfare ti beje. Me pas 32-vjecari ka hedhur nje lume fjalesh fyese ndaj punonjesve te rendit si dhe ka perdorur dhune fizike ndaj tyre.
Pas marrjes se deshmive te para dhe mbledhjes se provave policia ka proceduar me arrestimin e tij ndersa ka konfirmuar nje dite me pare arrestimin e Ndreut qe per shkak te detyres ka kundershtuar me force dhe goditur punonjesit e policise te rendit. Policia tha se materialet ne ngarkim te tij i kaluan prokurorise per akuzat e kundershtimit dhe goditjen se punonjesve te policise per nenet 236/2 237 239 te Kodit Penal.
Ndreu u filmua me pistolete ne demonstrate
Gjin Ndreu u filmua me pistolete qe mbante ne brez ne oren 1617 ne demonstraten e 21 janarit kur hipte mbi murin rrethues te Kryeministrise. Armen sipas pamjeve filmike Ndreu e kishte futur ne brez ne krahun e majte te tij. Nga pamjet filmike te bera publike dhe nga policia shihet qe ai ka ulur menjehere xhuboksin ngjyre te blu te erret. Gjithashtu pamjet e filmuara gjate dites se demonstrates kane fiksuar dukshem Ndreun duke dhunuar policet e shtetit. Arrestimi i tij do te vinte nje dite pas demonstrates se 21 janarit kur nga analiza qe vazhdojne tu bejne ngjarjeve te dhunshme te ndodhura strukturat e Hetimit te Krimit te Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane fale informacioneve te grumbulluara dhe pamjeve filmike kane bere te mundur identifikimin e Gjin Ndreut nga Shkodra.
Prokuroria le te lire shkodranin
Gjate seances se te henes ne Gjykaten e Tiranes prokuroria ka pretenduar se Ndreu ka pasur me vete vetem cadren e tij. Ne kete menyre akuza ka hedhur poshte faktin qe ai ka pasur nje arme te tipit pistolete. Perfaqesuesi i akuzes i ka kerkuar gjykateses se gatshme Blerina Muca caktimin e mases se sigurise arrest me burg me afat 20 dite per 34-vjecarin Ndreu. Nga ana tjeter avokati i ketij te fundit kerkonte lirimin e klientit te tij. Pasi ka degjuar te dyja palet dhe shqyrtuar kerkesen e tyre gjyqtarja e gatshme Muca ka vendosur me ne fund caktimin e mases se sigurise Detyrim paraqitjeje per 34-vjecarin nga Shkodra.