E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prinderit refuzuan: Studentet në ekspeditë, me detyrim për provimet

Fotot e 11 vajzave gjate ceremonise se djeshme ne universitetin Aleksander Xhuvani ne Elbasan

Familjarë të viktimave u kërkuan vajzave të mos shkonin në ekspeditë. Dëshmia e një prej studenteve, Aurora Molla, para nisjes: Sdua të iki, por më digjet diploma.

Familjarët e viktimave: Pedagogët nuk i fusnin në provime vajzat, nëse mungonin në udhëtim.

Familjarët e viktimave bëjnë fajtorë pedagogët për aksidentin fatal ku humbën jetën 11 studente, i fejuari i njërës prej tyre, si dhe shoferi i autobusit.
Sipas tyre, vajzat kanë qenë të detyruara që ti bashkoheshin ekspeditës treditore, pasi u shërbente atyre për të arritur kreditet e duhura për marrjen e diplomës. Akuza më e rëndë vjen nga fshati Vërdovë i Pogradecit, ku tezja dhe daja e viktimës Aurora Molla thonë se mbesa e tyre nuk kishte dëshirë që të shkonte në udhëtim. Fajtorë janë pedagogët që i detyrojnë nxënësit. U thonë që po nuk erdhe, nuk të japim diplomën. Vajza na e ka thënë këtë me gojën e saj. Edhe një person tjetër që qante aty në morg në Vlorë, që i kishte vdekur vajza, kështu tha, u shpreh tezja e Aurora Mollës, ndërsa duke vijuar akuza e saj u bë edhe më e rëndë. I marrin pedagogët me vete, sepse nxjerrin para me këto udhëtime. Janë të lidhur me agjencitë me linjat, bëjnë marrëveshje, shton ajo. Një tjetër rast denoncimi vjen nga Çermë-Sektor i komunës Tërbuf të Lushnjës. Në këtë fshat, Tafil Debinja, babai i studentes së ndjerë Joana Debinja, hapi dje dyert e mortit. Siç u ka treguar të afërmve, ai nuk ka dashur që Joana të shkojë në ekspeditë, por vajza ka këmbëngulur që të ikte. Tha se e kishte të detyrueshme që të shkonte, sepse e kishte në proces mësimor. Por unë nuk isha dakord, u shpreh më dy fjalë babai i studentes, Tafil Debinja. Vetë pedagogu që po shoqëronte studentët në udhëtim, Albert Riska, Dr. i shkencave dhe përgjegjës i Departamentit Gjuhë-Letërsi, ka sqaruar për gazetën Panorama: Qëllimi i kësaj ekspedite është shkelja e territorit e vendit dhe vizitë në vendet antike të Shqipërisë. Kjo bëhet në kuadrin e dialektologjisë dhe të historisë së gjuhës. Sipas informacioneve zyrtare, Ekspedita në shkollat e larta është një lëndë e detyruar që duhet ndjekur. Në rast të kundërt, ngel, pasi Ekspedita ka pikët e saj të kreditit që ndikojnë në marrjen e diplomës. Në rastin e aksidentit të ndodhur në Himarë, 30 nga rreth 75 studentët që ishin nisur në ekspeditë, e kishin të mbartur këtë dhe u duhej udhëtimi për të marrë notën. Ndryshe, nuk mund të hynin në provimin Bachelor.

Fotografitë e homazheve, të dorëzuara për diplomën
Studentet e tragjedisë së Himarës kishin realizuar fotografitë e fundit të tyre për ti vendosur në diplomën Bachelor, të cilën do e merrnin brenda pak javësh. Ekspedita në të cilën ishin nisur në jug të vendit do të thonte përfitimin e disa kreditive, nëpërmjet të cilave do të mund të arrinin të realizonin diplomën. Fotografitë e vendosura dje në hollin e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan ishin pikërisht nga ato që studentet i kishin dorëzuar ditët e fundit për ti bashkëngjitur në diplomën e fundit të vitit të tretë.

Fotografitë e homazheve, të dorëzuara për diplomënDenisa Flamur Guzi, 21 vjeçe, banuese në fshatin Mashan, komuna Kodovjat, Gramsh

Ermira Idriz Mana, 22 vjeçe, banuese në fshatin Shelcan, Elbasan

Aurora Artan Molla, 21 vjeçe, nga fshati Verdovë i Pogradecit

Juliana Dilaver Tola, 21 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd

Fabiola Mustafa Shehi, 22 vjeçe, banuese në Bërxull, Tiranë

Eriola Sajmir Xhoi, 28 vjeçe, banuese në qytetin e Elbasanit

Lindita Hekuran Kabashi, 21 vjeçe, banuese në fshatin Shtermen, komuna Gostimë, Elbasan

Joana Flamur Debinja, 22 vjeçe nga fshati Çermë Sektor, komuna Tërbuf, Lushnjë

Elsa Gëzim Daka, 22 vjeçe, banuese në fshatin Kuqan, në Elbasan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›