E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prinë propozimi i Obrijës dhe Kiklas

Pas përfundimit të votimit të publikut për monumentin kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë, vepra më e preferuar del të jetë ajo e artistëve Obrija e Kiklas.

Është mbyllur tashmë edhe zyrtarisht votimi i publikut për monumentin kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë. Vepra më e preferuar e publikut del të jetë ajo e artistëve Visar Obrija dhe e gjermanit Kai Roman Kiklas, e cila fitoi 33.8 përqind të votave të publikut.

Idenë për monument Orbija dhe Kiklas e kanë shprehur si një banesë të hapur, me dy gjysmë kube, njëra nga të cilat mban çatinë e tjetra platformën. Mes këtyre dy gjysmë kubeve mund të kalojnë qytetarët.

E dyta, me 33.7 përqind të votave, u radhitë boceta e skulptorit gjerman, Jorg Plickat. Ai propozon një monument lehtë të kuptueshëm, me dy hallka të hapura zinxhiri që simbolizojnë çlirimin e popullit.

Për pesë bocetat e propozuara për Monumentin e Pavarësisë kanë votuar mbi 200 persona në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe mbi 6,000 të tjerë nëpërmjet web-faqes zyrtare të saj. Votat e publikut, së bashku me pikët vlerësimit të jurisë, do t’i prezantohen Komisionit Shtetëror.

Tani pritet përzgjedhja e fituesit, dhe e vendimit për sheshin ku do të ngrihet monumenti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›