E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enciklopedi për Harry Potter

Shkrimtarja britanike, Joanne Rowling, që njihet për bestsellerët e saj për Harry Potter, ka njoftuar se tashmë po punon në një enciklopedi për magjistarin e vogël. Sipas Rowling, të ardhurat nga shitje e enciklopedisë do t’i dhurohen organizatave humanitare.

Sipas agjencisë Reuters, enciklopedia përbën edhe një pjesë të re të web-faqes pa pagesë, “Potteromania”, në të cilën adhuruesit e Harry Potter mund të shkëmbejnë dhe rizbulojnë tregimet për magjistarin e famshëm.

“Ka kohë që po premtoj se do të shkruaj një enciklopedi për botën e Harry Potter. Tani kam filluar të punojë në të”, shkruan shkrimtarja 46-vjeçare.

Ndërkohë që si përgjigje ndaj pyetjes së adhuruesve të shumtë se a do të dalë ndonjëherë në treg edhe pjesa e tetë e librave për Harry Potter, Rowling përgjigjet shkurt: “Kurrë nuk duhet thënë kurrë”; megjithëse nënvizon se momentalisht nuk planifikon të merret me shkrimin e këtij vazhdimi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›