E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prioritet i Irlandës, zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor

Irlanda do ta përkrahë fuqishëm anëtarësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe zgjerimi i Unionit me Maqedoninë, Serbinë dhe Shqipërinë është një nga prioritetet e presidencës irlandeze të BE-së, që zyrtarisht filloi më 1 janar dhe do të zgjasë gjashtë muaj.

Në paraqitjen zyrtare të prioriteteve të Irlandës në kryesimin e BE-së deri verën e vitit 2013, rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e punësimit janë të parat, por nuk është harruar as zgjerimi.

"Irlanda do ta përkrahë fuqishëm anëtarësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE. Ne do të angazhohemi edhe për qytetarët e ardhshëm të Unionit", deklaroi ministrja irlandeze për Çështjet Evropiane, Lussinda Creyton.

"Do të këmbëngulim që të përshpejtojmë negociatat me Islandën, por edhe do t'i nxitim negociatat me Turqinë", shtoi ministrja.

Motoja e këtij kryesimi gjashtëmujor të BE-së nga Irlanda është "Stabilitet, Punësim, Rritje"./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›