E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët e “Sandy Hook” kthehen në shkollë

Fëmijët e shkollës fillore, të cilët përjetuan tmerrin e vrasjes së 20 shokëve të tyre në një sulm të çmendur me armë të 20-vjeçarit Adam Lanza, do të kthehen në mësim në një shkollë të re që sipas policisë është “më e sigurta në botë”.

Shkolla fillore “Sandy Hook” është mbyllur që kur Lanza vrau 20 fëmijë dhe 6 anëtarë të stafit më 14 dhjetor dhe fëmijët do të rinisin mësimin në shkollën Chalk Hill, një shkollë që nuk përdorej më.

Një ekip prej 80 personash e ka rindërtuar këtë godinë dhe i është vënë emri Sandy Hook, transmeton TCH.

Masa të rrepta sigurie janë marrë në shkollën e re. Sipas policisë, kjo është shkolla më e sigurtë në botë. Gjithashtu, prindërit do të lejohen të qëndrojnë në ambientet e shkollës ditën e parë të rikthimit të mësimeve për të qetësuar fëmijët e traumatizuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›