E Diel, 1 Nëntor 2026

Prioritet kryesorrespektimi i plote i te drejtave te njeriut

Respektimi i plote i te drejtave te njeriut eshte prioriteti kryesor per partneritet evropian. Keshtu deklaroi Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac ndersa sot EULEX-i shenoi Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut.

Edhe pse Deklarates Universale per te Drejtat e Njeriut ka vetem karakter shpjegues te drejtat e percaktuara jane nderthurur ne instrumentet juridike nderkombetare rajonale dhe nacionale dhe jane bere ligjerisht te obligueshme. Ne Kosove keto dispozita jane pjese e ligjit ne fuqi dhe i obligojne institucionet e Kosoves qe ti garantojne keto te drejta themelore per te gjithe qytetaret e saj.
Shkeljet e te Drejtave te Njeriut e minojne strukturen e sundimit te ligjit te seciles shoqeri. Viktimat te cilave ju shkelen te drejtat njerezore kane nevoje per mbrojtje dhe ndihme dhe personat te cilet e shkelin duhet menjehere te dalin para drejtesise tha de Marnhac.
EULEX-i do te vazhdoje ta mbeshtese gjyqesorin dhe policine e Kosoves ne menyre qe te siguroje mbrojtje maksimale per viktimat e krimit dhe ndjekje efikase penale per autoret e krimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›