E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindi dje Lotus Renault GP Team

Ne Boterorin e 2011-s ne Formulen 1 do te garoje nje veture e re. Keshtu qe nga viti i ardhshem do te kemi ne piste Lotus Reanult GP Team. Grupi Lotus ka vendosur qe te zgjeroje ndikimin ne Formulen 1 duke u bere keshtu aksioneri kryesor dhe sponsor i pare i kesaj skuderie te re deri ne 2017-n. Renault keshtu do te furnizoje kete veture vetem me motore. Arkitektet e kesaj veture kane qene shume nostalgjike pasi kane vendosur qe ngjyrat e vetures te jene e zeza dhe e ajo e arit. Me po te njejtat ngjyra Lotusi fitoi titullin boteror ne 1978-n. Keshtu Xherard Lopez presidenti i Renault F1 Team komentoi Jemi te lumtur per lajmin qe po ju japim. Ne 2011-n do te garojme me emrin e ri Lotus Renault GP. Per ne ka nisur nje ere e re me Grupin Lotus mendoj se ne te ardhmen do te kemi lidhje te ngushte edhe me Renault. Mendoj se ky bashkepunim vjen fale punes se mire te skuadres Enstone. Fale fryteve qe mori Renault sivjet ne mundem qe te merrnim nje bashkepunetor dhe partner shume te fuqishem. Ky bashkepunim u be i mundur vetem fale Reanult. Francezet i shiten aksionet e mbetura te skuderise Genii Capital-it. Keshtu Grupi Lotus do te kete nje rol domethenees ne Lotus Renault GP gjithashtu ky grup do te jete bashkepronar me Genii Capital. Lotus Renault GP do te garoje me emrin Renault ne telajo. Marka Renault do te jete e shenuar ne nje vend te shkueshem tek hunda e makines. Kjo njevendeshe do te jete e zeze me vija ari. Ky bashkepunim ka sjelle edhe nje problem. Themi keshtu pasi nje Lotus ne Formulen 1 eshte prej nje viti behet fjale per skuderine qe ka emrin Lotus qe drejtohet nga manjati nga Malajzia Toni Fernandes dhe nga pergjegjesi teknik Majk Gaskoyne. Sipas drejtuesve te vetures Lotus skuderia asnjehere nuk ka pasur lidhje me Lotusin e vertete. Pra me sa duket do te kete lufte midis paleve. Qe te dyja anet jane te interesuara qe te perdorin emrin e kesaj makine te madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›