Prioritetet shtetërore e nacionale dhe logjika komuniste e të menduarit
Secili shtet, pavarësisht prej nevojave të brendshme dhe rrethanave të jashtme, do të duhej t’i kishte prioritet. Mund të thuhet se serioziteti i çdo pushteti shikohet në atë se ai shtet i definon dhe rangon prioritetet më të rëndësishme nacionale dhe shtetërore. Nuk ka, pra, kurrfarë pengesash që një shtet kohë pas kohe edhe ti vërteton këto prioritete. Është më rëndësi jetike për secilin shtet të përcaktoj rrugëtimin i një kahje të tillë. Disa nga këto prioritete, sigurisht së do të duhej të bënin edhe me zhvillimin e ecurive ekonomike. Sigurisht së për zhvillimin e një shteti , është e nevojshme hartimi i projekteve paraprake, duke iu përmbajtur me besnikëri atyre. Problemet vijnë nëse këto prioritete shtetërore dhe nacionale, për çdo orë ndryshohen. Në situatë të jashtëzakonshme dhe për shkaqe pragmatike natyrisht që mund të bëhen ndryshime në këtë drejtim. Por, nëse ndryshohen këto prioritete shtetërore, pa ndonjë arsye të fuqishme, ose për mos vizion të qartë, atëherë mund të dëmtohen rëndë interesat shtetërore dhe nacionale. Këto ndryshime të prioriteteve janë të dëmshme sidomos atëherë kur bëhen nën presionin e mbajtjes së zgjedhjeve. Për një shtet që mëton të jetë demokratik, nuk bën që në njërin vit, me rëndësi të jetë çështja nacionale, vitin e dytë ekonomia, e të tretin kush e di çka. Prioritetet, barem ato kryesoret nuk janë ndërresa të cilat kur të ndyhen e hidhen në shportën e larjes. Nuk bënë të sillesh me prioritetet shtetërore sikur më ndonjë artikull të cilit i ka skaduar afati. Si duket në këtë vendin tonë të vogël, nuk është problem që gjithçka të ndryshohet brenda natës, edhe prioritet madhore shtetërore. Se për ndryshimin deklaratave politike të mos flasim. Natyrisht se këto deklarata politike po ndryshohen siç po iu teket njerëzve të pushtetit, pa i marrë parasysh pasojat që mund t’i sjellin ato. Në këtë drejtim Kosova si shtet po ngec shumë prapa. Punët madhore shtetërore nuk mund të kryhen me komoditet dhe për vete, ato kërkojë përkushtim, dije dhe mund të madh, nëse dëshirojmë një zhvillim më të hovshem ekonomik dhe demokratizim të shoqërisë. Pikërisht ky mospërkushtim i duhur karshi prioriteteve madhore kombëtare, ka bërë që të gjindemi aty ku jemi sot. Çdo ditë e më shumë po shtohen pakënaqësitë në popull nga gjendja e rëndë gati në secilin plan. Ka skaduar afati kur populli ka sakrifikuar kur ishte në pyetje pavarësia e Kosovës. Njerëzit tash presin t’u kthehet kontributi i dhënë në formimin e shtetit aq gjatë të pritur. Ata duan ndryshime që iu sjellin standard më të mirë të jetesës. Nëse populli është shteti, atëherë pushtetarët mos të mendojnë së aq lehtë mund të luajnë me fatin e tij. Vitet po kalojnë shumë shpejt, bashkë me kohën edhe çdo durimi edhe i vjen fundi. Pasurimi në kurriz të këtij populli të përvuajtur është mëkati më i madh. Dikush me pak, e dikush më shumë ishin meritor që Kosova sot është vend i lirë dhe i pavarur. Shumë familje pikërisht në këtë dimër të acarët po përballën me vështirësi të mëdha. Ata të cilët thua së po e bëjnë tokën e qiellin , ishte dashur të zbresin në tokë, për të bashkëjetuar me hallet dhe problemet e shumta të këtij populli. Të përdorët populli për qëllime të përfitimit personal kush do qoftë ai, nuk përkon së pari më njerëzillëkun dhe me asgjë tjetër. Të zgjasësh dorën nga populli vetëm për votë, kësaj i thonë tradhti e pafalshme. Njerëzit e devotshëm për atdhe dhe komb gjithçka në këtë botë e lidhin me fatin e popullit të vet. Vetëm neokomunistët janë ata të cilët popullin e shohin si mjet për ti arritur objektivat e veta. Tash në këtë fillim shekull kjo logjikë e të menduarit, e cila ende për fatin tonë të keq ende ekziston në kokat e shumëkujt, është pengesë e madhe në ecjen tonë përpara….
...