Prishet bulevardi qëndror i Vlorës, punimet përfunduan para një muaji
Vlorë- Nuk ka kaluar më shumë se një muaj nga inagurimi i bulevardit kryesor të Vlorës dhe pamja e sotme është ajo e disa viteve më parë. Gropat janë rishfaqur sërish duke bërë që të jetë i njëjti problem qarkullimi.
Punimet u mbyllën pak ditë para 28 nëntorit, pasi në këtë datë do të mbaheshin edhe festimet e pavarësisë. Si duket shpejtimi për ta përfunduar bulevardin para festët ka sjellë punime me cilësi të dobët, që nuk zgjatën as një muaj.
Përgjithësisht politikanët tanë i përfundojnë projektet para afateve dhe kjo sidomos gjatë fushatave elektorale. Një gjë e tillë ndodhi edhe në tuneli e autostradës Durrës-Morinë, pasi punët u mbyllën para kohe dhe më pas pati shembje dherash.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: