E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishja e Piramidës shqyrtohet sot nga Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë sot ankimimin e Bashkisë së Tiranës për prishjen e Piramidës dhe ndërtmin e kompleksit të ri parlamentar.
Çështja është sot në Kushtetuese pas ankimimit të Bashkisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes pushtetit qëndror dhe vendor.
Bashkia e Tiranës kërkon shfuqizimin dhe e quan si të papajtueshëm me Kushtetutën, vendimin nr. 66. datë 21.10. 2010 për ndërtimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërkaq Komisioni Shtetëror Parlamentar ka zgjedhur tashmë studion fituese, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar dhe pse ky vendim është shoqëruar me debate të forta dhe të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës, e cila ka kontestuar fort vendimin e Kuvendit por edhe mënyrën së zgjedhjes së studios fituese.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›