E Diel, 1 Nëntor 2026

SKANDALI/ Qeveria blen relatoren e Kolegjit me një licencë noteri për të shoqin

Ama News

Të gjithë i bëjnë pyetjen vetes, përse këta gjyqtarë të nderuar, me mbi 20 vite karrierë në sistemin e drejtësisë dhe që kanë fatin e vendit tonë në dorë siç thotë dhe lideri i opozitës Edi Rama, sillen kundër rrymës. Përgjigja çdo ditë dhe më shumë bëhet e thjeshtë. Sepse kanë konflikte interesi dhe sigurojnë benefite nga qeveria.

Ndërsa Tom Ndreca e dha vendimin më 3 qershor sepse kishte punësuar të birin në Ministrinë e Drejtësisë dy vjet më parë para se të bëhej anëtar i Kolegjit apo pas, kjo pak rëndësi ka, një tjetër anëtare ka një tjetër interes. Është pikërisht Dhurata Haveri, gjyqtarja nga Shkodra.

Së fundmi mësohet se relatorja e çështjes së 13 qershorit, e sponsorizuar nga mazhoranca në krye të KLD-së më 2007, ka një interes familjar në këtë mes. Bashkëshorti i saj Arben Haveri ka konkurruar për një licencë noteri pak para zgjedhjeve më 8 maj. Konkursi u bë nga ish-ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, njeriu që shkriu nga puna të gjithë stafin e Zyrës së Dëmshpërblimeve të të Përndjekurve, por mbajti vetëm djalin e Tom Ndrecës. Sipas zërave që qarkulluan u tha se licencat u blenë te Nishani nga 30 mijë euro dhe sipër.

Por duket se tek Arben Haveri interesi ka qenë tjetër, që bashkëshortja e tij të bëhej palë për ankimimet në Kolegj nëse i binte shorti si relatore. Ndryshe nuk shpjegohet fakti se në 3 çështje të rëndësishme, ankimime të PS-së janë rrëzuar nga gjyqtarë që kanë pasur konflikt interesi në këtë situatë.

Në listën e noterëve gjen emra drejtuesish apo zyrtarësh të hipotekave në qytete të ndryshme apo komuna në vend. Gjithashtu, për licencën e noterit ka kandiduar edhe vëllai i një ministri të kabinetit, bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë Leonard Solis, që në kohën e drejtimit të Gjykatës së Lartë nga gjyqtari Thimio Kondi kryente detyrën e kancelares, zv/drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Helga Vukaj, ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Krujës, Ismet Mavriqi, i cili nuk u rikandidua nga Partia Demokratike për një mandat të tretë. Në mesin e konkurrentëve është edhe bashkëshorti i anëtares së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Dhurata Haverit, anëtare e Kolegjit, Arben Haveri apo edhe kancelaria e Gjykatës së Fierit apo edhe drejtoresha juridike pranë Agjencisë Nacionale e Trafikut Ajror.

Në mesin e atyre që tashmë janë emëruar si noter është edhe vetë bashkëshorti i kryeparlamentares Jozefina Topalli apo bashkëshortë të deputetëve, gjyqtarëve apo zyrtarëve të lartë të shtetit. Më poshtë lista e plotë:

LISTA E KANDIDATËVE

1. Rozeta Kuka

2. Mimi Zyla

3. Alketa Elezi

4. Ermal Hamzaj

5. Gentjana Nino

6. Brunilda Troshani

7. Nada Alibali (Jana)

8. Odeta Lishi

9. Rovena Jakova

10. Almira Zoto

11. Luela Germenji

12. Shaban Gjoka

13. Vilma Muja

14. Edlira Telharaj

15. Arben Xhaferaj

16. Ilia Jolldashi

17. Edlira Metuku

18. Arben Haveri

19. Kozeta Myftari (Limja)

20. Ilir Sharka

21. Bardhok Vukaj

22. Vjollca Vata,

23. Vangjeli Marko

24. Edlira Nishani

25. Almira Fshati

26. Suela Çollaku

27. Rudina Hoxhaj

28. Elona Saliaj

29. Agron Bashaj

30. Artur Hysenaj

31. Arta Pjetërnikaj

32. Lorenc Daka

33. Alma Osmanaj

34. Alketa Hysaj

35. Vasilika Hysi

36. Teuta Hoxha

37. Tomorr Allkushi

38. Helga Vukaj

39. Kodjana Hoxhaj

40. Rovena Beqiraj

41. Helian Zenelaj

42. Flora Zoto

43. Joana Kushe

44. Elvis Koburja

45. Elsa Ferizaj

46. Donika Gjini

47. Elta Bora

48. Gentjan Mico

49. Arta Sino

50. Majlinda Dibra

51. Xhoana Omari

52. Adriana Solis

53. Hysni Ahmetaj

54. Durim Shehu

55. Bardhe Brushtulli

56. Terenc Kurti

57. Pjorentina Kuçi

58. Sokol Malaj

59. Evis Dusha

60. Eris Loli

61. Ardita Boriçi

62. Krenar Troci

63. Sonila Bejtja

64. Anila Haxhiu

65. Vladimir Hodaj

66. Brikena Kote

67. Rita Hasa

68. Anila Kaçupi

69. Altin H.

70. Votjona Mile

71. Ismet Mavriqi

Dhurata Haveri rrëzoi kërkesën e PS për Beratin më 2009, që solli krizë politike

Relatorja e çështjes së 13 qershorit për animimin e Partisë Socialiste për votat e gabuara dhe votat që dalin më shumë se votues, Dhurata Haveri, pritet të marrë një vendim të njëjtë me atë të vitit 2009 për Beratin. Precedenti është i freskët, pasi edhe dy vjet më parë Haveri ishte relatore për kërkesën e PS-së dhe G99 për votat e pavlefshme apo të kontestuara të Beratit, që kërkonin rinumërim.

Haveri e rrëzoi këtë kërkesë të opozitës të pabazuar në ligj, duke shkaktuar një kaos politik dhe krizë institucionale që vazhdon sot e kësaj dite. Përafërsisht kërkesa e radhës në Kolegj është e njëjtë e bërë nga PS-ja për Tiranën këtë herë dhe pritet që vendimi të jetë po rrëzimi i kërkesave të opozitës për çështjen e rinumërimit. Por në fakt nëse Haveri më 2009 vendosi të mos rinumëroheshin fletët, këtë herë objekti është e kundërta pasi KQZ i numëroi dhe tashmë ajo duhet të thotë të njëjtën gjë, pra që nuk duheshin rinumëruar.

Por mbështetur në linjën e gjykimit dhe të objektit, Haveri ka mbajtur krahun e KQZ-së dhe PD-së, ndaj dhe vendimi nuk do të jetë shumë surprizë. Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë ka rrëzuar dy vjet më parë kërkesën e Partisë Socialiste për rinumërim të votave në KZAZ-në nr. 1 dhe rivlerësim të votave në KZAZ-në nr. 2 dhe 3 në qarkun e Beratit. Kolegji Zgjedhor e cilësoi të pabazuar në ligj kërkesën e PS-së. Për të njëjtën arsye ky Kolegj hodhi poshtë dhe kërkesën e G99 për rezultatet zgjedhore në qarkun e Beratit.

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë shqyrtoi për 3 orë ankimimin e Partisë Socialiste dhe të G 99 për rezultatet zgjedhore në Qarkun e Beratit. Objekt i dy ankesave është kontestimi i vendimit të KQZ-së të datës 13 korrik 2009, lidhur me tabelën përmbledhëse të rezultateve të këtij qarku, duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave të pavlefshme. Relatore e çështjes ishte gjyqtarja Dhurata Haveri.

Enkelejd Alibeaj sponsorizoi Dhurata Haverin në KLD më 2007

Dhurata Haveri, Relatorja e çështjes së hedhur në short pak ditë më parë për animimet e Partisë Socialiste që do mbahet më 13 qershor, dita e hënë, është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me ndihmën e ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

Por çuditërisht Haveri dy vjet më pas la postin më të rëndësishëm të një juristi në karrierë, për të zgjedhur atë të Kolegjit Zgjedhor. Më 8 dhjetor 2007 Konferenca e Gjyqtarëve kaloi në tensione të mëdha, aq sa zhgënjeu dhe drejtuesit e shtetit. Vetë presidenti Bamir Topi do të shprehej se gjyqtarët janë të varur nga politika. Kurse pas përfundimit të konferencës, mes emrave të njohur të gjyqtarëve për anëtarë të KLD-së, u përzgjodhën dy nga më të panjohurit, Shkëlqim Miri dhe Dhurata Haveri.

Kjo e fundit aktualisht ka minën me sahat në dorë për zgjedhjet e Tiranës, pas skandalit që përfshiu kolegun e saj Tom Ndreca, i cili ka të punësuar djalin në Ministri të Drejtësisë. Ashtu si në rastin Haveri, nderin Tom Ndrecës ia ka bërë po Enkelejd Alibeaj, që ia punësoi në Zyrën e Dëmshpërblimeve të të Përndjekurve. Kujtojmë se pas Konferencës Gjyqësore, shumica e gjyqtarëve që votuan shpreheshin publikisht me ironi, fakte të shkruara në shtypin e përdits

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›