Prishja e ndertimeve pa leje koston do ta mbajne pronaret
Per prishjen e ndertimeve pa leje ose per bllokimin e shtesave pa leje shteti ka vendosur qe te gjithe pergjegjesine ta mbajne vet ndertuesit. Keshtu te pakten thuhet ne projektligjin e ri Per Urbanistiken dhe inspektimin e ndertimeve te cilit keto dite po i shtohen dhe po i behen disa ndryshime qe i japin me shume kompetenca ndertimoreve ne nje kohe qe shtojne sanksionet per ndertuesit. Te gjithe kompetencat qe do te marre Inspektorati Qendror i Ndertimit me ndryshimet e reja ligjore nuk prekin ata te pushtetit vendor. Gjate diskutimit te ndryshimeve ne ligjin per inspektimin e ndertimeve ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese kreu i Inspektoratit Gjergji Bojaxhi u shpreh se ne kete rast kompetencat harmonizohen. Te gjitha kompetencat qe shtohen ne ligj persa i takon marredhenieve inspektoriat dhe subjekt ndertues te gjitha jane kompetenca qe i ka qofte pushteti lokal qofte pushteti qendror. Te gjithe kompetencat qe po shtohen ketu persa i takon kontrollit te drejtperdrejte ne terren jane te perbashketa- tha Bojaxhiu.
Ndryshimet
Ndryshimet ligjore kane marre dje miratimin e Komisionit te Ligjeve dhe me pas edhe te atij te Veprimtarive Prodhuese. Sipas tyre inspektorati kryen procedurat e tij ne nje afat prej 10 ditesh dhe njekohesisht kostot e prishjes se ndertimeve pa leje i ngarkohen pronareve te tyre. Por nje pjese e Shtesave te paligjshme te pallateve do te sekuestrohen nga Inspektorati i Larte i Ndertimit dhe do tu kalojne te pastreheve. Ky vendim rrjedh nga ndryshimet ne ligjin Per Urbanistiken dhe inspektimin e ndertimeve i cili u miratua dje vetem me votat e maxhorances. Ligji parashikon jo vetem shembjen e ndertimeve pa leje por edhe pagesen e kostos nga ndertuesit. Por ligji ne fjale ka hasur ne kundershtimin e opozites jo vetem gjate zhvillimit te mbledhjes se djeshme por edhe me pare. Sipas opozites ligji ka per synim ti marre kompetencat Inspektoratit te Bashkive dhe Komunave. Pervec kesaj opozita ka shprehur shqetesimin se ligjit i jane shtuar disa amendamente qe e lejojne Inspektoratin e Larte te vendose gjoba apo tu heqe licencen subjekteve kur konstatohen shkelje. Nderkaq edhe ne rastet kur subjekti ankohet ne gjykate Inspektorati e ekzekuton vendimin pa pritur vendimin e saj. Ky projektligj sipas socialisteve e thellon me teper konfliktin mes Ekzekutivit dhe bashkive. Kundershtime pati edhe per propozimin qe pervec subjekteve qe ndertojne pa leje te gjobiten edhe kompanite te cilat furnizojne me beton keto subjekte kundervajtese deri ne 10 milione leke ose tu sekuestrohen mjetet e punes.
Ligji
Ndryshimet ne kete ligj kane si qellim kryesor frenimin e ndertimeve pa leje dhe shtimin e kompetencave te Inspektoratit Qendror dhe te inspektoreve ne bashki dhe komuna. Keshtu jane miratuar ndryshimet ligjore qe kane shtuar penalizimet financiare per ndertuesit dhe subjektet qe i ndihmojne ata ne ndertimin e objekteve pa lejet perkatese. Ne projektligj parashikohet se te gjitha kostot e prishjes se objekteve pa leje do te paguhen nga ndertuesit dhe jo me nga buxheti i shtetit. Per shembull shtim i penalizimit per subjektet qe prodhojne dhe shesin beton. Keshtu sipas ligjit kusht per shitjen e betonit do te jete prezantimi i lejes se ndertimit nga ana e subjektit qe ben ndertimin te kompania qe shet beton. Ne kete rast penalizimi ligjor per kompanine prodhuese te betonit parashikon gjobe deri ne 10 milione leke te rinj dhe bllokim te mjeteve te punes si betoniere apo makineri qe hedhin beton. Kjo menyre pune do te pengoje ndertimet e medha pa leje. Penalizime financiare deri ne 500 mije leke ka dhe per ndertimet e vogla si mure rrethuese gardhe apo objekte te tjera te kesaj madhesie.
14 Shtator 2010