E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti radhe per amnisti te Financat

Te gjithe duan te perjashtohen nga vendimi i qeverise qe ndalon shpenzimet. Gara per fonde

Ne fund te muajit korrik hyri ne fuqi nje vendim i qeverise qe ndalonte kryerjen e shpenzimeve te mbetura per pjesen tjeter te vitit me qellim realizimin e disa kursimeve ne kohe krize. Parimi i vendimit Per disiplinimin e fondeve te buxhetit ishte anulimi i financimit per ato projekte qe nuk perben prioritet per qeverine dhe se per kohen e mbetur te vitit ishte e pamundur realizimi i prokurimit dhe nisja e punimeve. Vendimi per disiplinimin nuk prek vetem investimet por shpenzimet operative si dietat telefonat kancelarite etj. duke i futur institucionet qendrore ne krize te thelle perfaqesimi dhe zbatimi te funksioneve.

Nuk kaloi me shume se nje muaj dhe u shfaqen shenjat e para te tolerimit. Me nje vendim te posacem Kryeministri beri perjashtime per dy ministri Arsimin dhe Bujqesine duke u lejuar te kryejne investime me vlera disa mijera euro. Dy dikasteret kishin paraqitur kerkesat ne Ministrine e Financave per vijimin e financimeve te projekteve te lena pergjysme duke i trajtuar si raste te rendesise te vecante. Per Bujqesine ishte rehabilitimi i disa digave te vogla dhe zhvillimi i programit per prodhimin e ullirit kurse per Arsimin disa materiale shkollore. Argumentet binden Ministrine e Financave qe te celte fondet e ngrira. Nuk kaloi nje jave dhe serish Kryeministri me propozim te Financave lejon kryerjen e disa shpenzimeve kesaj here per rruget qe ne vendimin e pare ishin te ndaluara. Tolerimi i dyte i hapi rruge fluksit te kerkesave nga institucionet kryesore ministri dhe administrata te pavarura per te kerkuar celjen e fondeve. Procedura qe ndiqet eshte Ministria e Financave merr kerkesen per zhbllokimin e fondit dhe nese projekti ploteson disa kritere te vendosura rishtazi si p.sh. te jete pjese e prioritetit te qeverise dhe impakti ekonomik e social atehere vendos per clirimin e vleftes monetare.

Praktikisht lirimi i fondeve eshte ekskluzivisht ne dore te ministrit te Financave ndersa ministrite e linjes jane duke shtuar pretendimet per fonde me shume.
Negociatat per buxhetin 2011

Ministria e drejtuar nga Ridvan Bode eshte perfshire ne nje volum te larte pune. Prej dy muajsh punohet per hartimin e buxhetit 2011 i cili ka pesuar disa here ndryshime ne varesi te planifikimeve dhe diskutimit nga ekspertet e Financave. Burime brenda ministrise thone se brenda kesaj jave te enjten do te nisin takimet dypaleshe me ministrite e linjes dhe institucionet e tjera ne menyre qe te koordinohen tavanet e buxhetit me projektet e miratuara. Negociatat pritet te zgjasin deri me 29 shtator e me pas do te nise faza e shqyrtimit te dokumentacionit te mbledhur me pretendimet e cdo institucioni. Kjo periudhe pergatitje finale e buxhetit kerkon te pakten 10 dite pune dhe parashikohet te jete gati te pakten brenda gjysmes se muajit tetor. Me pas projektbuxheti do te kaloje ne qeveri dhe me tutje ne Parlament ku priten debate te forta mes forcave kryesore politike. Buxheti 2011 do ta marre certifikimin e fundit nga Presidenti i Republikes i cili ka te drejten e dekretimit dhe me pas kalimi ne Fletoren Zyrtare. Pra i gjithe procesi parashikohet te mbyllet deri ne fund te muajit nentor ne menyre qe dhjetori te jete periudha e pergatitjes se tendereve dhe fillimi i punes per zbatim ne janar.

Buxheti i vitit 2011 parashikohet te vertitet rreth shumes prej rreth 408 miliarde leke dicka me pak se 4 miliarde leke se buxheti fillestar i vitit 2010 tashme i rishikuar me 39 miliarde leke te reduktuara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›