E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat bashkejetuesi i deputetes Vokshi thirret ne Prokurori



TIRANE - Prokuroria e Tiranes mori mbreme ne pyetje nga prokuroria ne nje seance te pakten 4 ore Arjan Tartarin i njohur si bashkejetuesi i deputetes se PD-se Albana Vokshi. Prej disa ditesh organi i akuzes se kryeqytetit ka nisur hetimet pas akuzave mes mazhorances dhe opozites per afera korruptive. Dje hetuesit e Task- Forces ne Prokurorine e Tiranes thirren bashkeshortin e deputetes Albana Vokshi per te dhene deshmine e tij ne lidhje me akuzat e ngritura nga opozita per afera korruptive me lejet e ndertimit dhe koncensionet e HEC-eve. Ai shkoi rreth ores 1800 dhe ka dale prej andej pas me teper se 4 ore duke refuzuar qe te beje ndonje deklarate per mediat rreth seances se marrjes ne pyetje. Ai nuk ka qene i shoqeruar nga avokati ne ndryshim nga ortaku i tij Selmanllari.
Prokuroria se Tiranes ka nisur nje hetim kryesisht per te vertetuar mbi faktet e bera publike nga dy kampet politike per korrupsion dhe perfshirje ne afera te dyshimta.
Vete deputetja demokrate Albana Vokshi dhe deputeti socialist Erion Brace u paraqiten disa dite me pare ne Prokurori per te njohur hetuesit me faktet qe pretendojne.
Ne Prokurorine e Tiranes jane marre ne pyetje edhe dy biznesmene te cilet jane aksionere ne kompanine Vizion Construksion. Biznesmeni shqiptaro- maqedonas Ylber Cami dhe Kujtim Hasa u thirren ne cilesine e personit qe mund te kete dijeni per akuzat qe deputetja Albana Vokshi ka ngritur ndaj kreut te Bashkise se Tiranes Edi Rama se ka dhene leje ndertimi kundrejt ryshfetit.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›