Prishja e ndërtimeve, vdes nën rrënoja 12-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ndërsa një 12-vjeçar ka humbur jetën nën rrënojat e ndërtimeve pa leje. Nga rrënojat e ndërtimeve pa leje është nxjerrë trupi i 12-vjecarit me inicialet K.M, i cili ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.
Sipas burimeve, ata që janë duke punuar në vendin e ngjarjes, kishin nxjerrë trupin e fëmijës ndërsa kanë njoftuar autoambulancën për të marrë trupin e tij.
Prishja e ndërtimeve pa leje po ndodh nga një aksion i Bashkisë.