E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Prokurorëve: Dënojmë ashpër vrasjen

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe të afërmve të gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Vlorë, z. Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën sot nga një atentat i tipit terroristo- mafioz.
 

Shoqata e Prokurorëve dënon ashpër krimin e ndodhur, duke e konsideruar si ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur ndaj një përfaqësuesi të sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
 

Me këtë rast, Shoqata u bën thirrje kolegëve prokurorë që po merren me hetimin e kësaj ngjarjeje, të bëjnë të pamundurën për zbardhjen sa më shpejt dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi mafioz të pashembullt.
 

Shoqata e Prokurorëve, shpreh besimin se gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe punonjësit e tjerë të sistemit të drejtësisë, pavarësisht kësaj ngjarjeje tejet të rëndë, do të vazhdojnë të tregojnë angazhim maksimal duke qëndruar të palëkundur në luftën ndaj krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›