E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishja e shtepive ne Sauk


Banoret e Saukut, ku do të kalojë Unaza e Madhe, ankohen se projekti i ketij segmenti ka ndryshuar disa here per interesa te individeve te caktuar.

Banorët thonë se projekti ka ndryshuar disa herë, madje ka patur raste që pas prishjes së shtëpive është kërkuar ndjesë për gabimin e kryer.

Aksioni per prishjen e ndertimeve ne aksin ku do te shtrihet Unaza e Madhe ka mese nje muaj qe ka perfunduar.Tashme u kerkohet banoreve te prishin vete pjese te shtepive te tyre pasi projekti ka devijuar. Edhe ata banore shtepite e te cileve u prishen gjate aksionit para nje muaj e gjysmë nuk kane marre ende parate e kompensimit.Ne kembim te parave, banoreve u kerkohet qe te deklarojne se jane dakort me vleresimet e bera.

Te gjithe familjaret kundershtojne vleresimin e bere per shtepite e prishura, pasi nje meter toke u vleresua me 2600 leke.

Banorët: Dëmshpërblimi, i vogël

E ndërsa fadromat do të shkatërrojnë plotësisht rreth 45 objekte të cilat janë të ndërtuara mbi bazën e të gjitha rregullave, pronarët e këtyre shtëpive tregojnë se nuk janë dëmshpërblyer nga shteti dhe se pasuria e tyre disavjeçare është vlerësuar fare pak. Pronarët e këtyre objekteve tregojnë për "Shqip", se dëmshpërblimi nga shteti është fare i vogël dhe aspak i përafërt me vlerën reale që këto objekte kanë në treg. Banorët e këtyre objekteve kërkojnë që shteti t’u dëmshpërblejë për vlerën reale të pasurive të tyre, por edhe t’u japë më shumë kohë që ata të nxjerrin jashtë objektet nga banesa dhe të kenë mundësi të gjejnë një vend për t’u akomoduar.

Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, Adem Dollapi, i njoftoi pronarët se në zbatim të ligjit, të gjithë banorët që kanë pronat në proces legalizimi, apo të hipotekuara, do të marrin kompensimin që u takon. Publikisht ai sqaroi se: “I kemi njoftuar herë pas here pronarët e ndërtesave, të cilat përkojnë me trasenë e Unazës së Madhe. Këto janë vlerësuar, janë kompensuar. Problemi është se këta nuk i kanë marrë paratë, pasi nuk kanë shkuar të bëjnë dokumentet. Në momentin që paraqesin certifikatën e pronësisë dhe një numër llogarie, nga Drejtoria e Rrugëve u kalon shuma përkatëse”, përfundoi ai.

Shembja e ndërtimeve në Sauk pason fazën e parë të këtij aksioni që nisi më 10 gusht me shembjen e 29 ndërtesave në zonën pranë Liqenit Artificial, hapësirë kjo që përbën lotin e parë të Unazës së Madhe.
 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Legalizimi i ndërtimeve në Tiranë
Qeveria ka miratuar udhezimin qe i hap rruge zhbllokimit te lejeve te shfrytezimit per rreth 400 ndertesa, pallate dhe shtesa me kryeqytet. Peshkopia pa ujë të pijshëm
Me ndihmen e policise filluan punimet per veprat e marrjes se ujit per ujesjellesin e Peshkopise ne Kalase se Dodes. Top Show, skema e pensionit
Problemet që po shfaq skema aktuale e pensionit, reflektuar ditët e fundit edhe në deklaratën e kryeministrit Berisha për rritjen progresive të moshës së daljes në pension, ishte tema e radhës e trajtuar gjërësisht nga të ftuarit në Top Show. Bashkimi i 2 Gjermanive
Festohet 21 vjetori i bashkimit të Gjermanive. Ambasada Gjermane në Tiranë organizoi një pritje me rastin e përvjetorit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Censusi, minoritarët nuk bojkotojnë
Një pjesë e mirë e banorëve të Dropullit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të anketuesve për të plotësuar formularët e censusit të popullësisë.

Lajmet kryesore

Withers letër shqiptarëve
Ish-ambasadori flet per Wikileaks, raportimet dhe akuzat
Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Legalizimi i ndërtimeve në Tiranë
Babai i Tufës: Ju i dini vrasësit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›