E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishnin murin rrethues segmentit te Unazes se Madhe

Ende pa iu prere shiriti i inagurimit, ky segmet i Unazes se Madhe ka nisur te prishet. Behet fjale per nje investim 18 milione eurosh. Kjo rruge ishte premtuar nga ministria e transporteve se do te ishte e panisur me te gjithe elementet e sigurise.
Ne te dy krahët e saj ajo ka mbajtëse betoni per ta mbrojtur nga rrëshqitjet e dherave. Po ashtu ka edhe ndarëse betoni per te rritur sigurinë nga aksidentet e mundshme. Por i gjithë ky investim ka nisur te shkatërrohet ende pa u përuruar, siç ndodh me te gjitha rrugët e Shqipërisë.

Lajmi i mire është se policia i arrestoi dy personat qe prishen murin rrethues te saj, vëllezërit Genci dhe Jani Husha. Por lajmi i keq është se prokuroria i la ata te lire pa u mbushur as 24 ore nga ndalimi.

Neni 155 i Kodit Penal, sanksionon se shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrugëve automobilistike, hekurudhore dhe veprave qe lidhen me to, dënohet me gjobe apo me burgim gjer ne shtate vjet.

Kur është me pasoja te renda materiale, dënohet me burgim nga 3 gjer ne 10 vjet.

Por fakt eshte se prokuroria kerkoi vetem detyrim paraqitje per dy personat qe e demtuan ate.

Fakt eshte se prokuroria shqiptare nuk ka kerkuar mase arresti me burg per asnje nga personat qe kane shkaterruar rruge e autostrada ne kater anet e vendit.
Keshtu ka ndodhur edhe me Rrugën e Kombit. 
Veprime keto qe i kane shkaktuar shtetit nje dem ekonomik prej miliona eurosh. Demtime e shkaterrime rrugesh qe po behen shkak per humbjen e jeteve te njerezve ne aksidente rrugore. 

Policia i arrestoi ne flagrance dy vellezerit, por prokurori i ceshtjes kerkoi lirimin e tyre, pavarësisht se u kapen ne flagrance duke shkatërruar nje prone publike qe u ka kushtuar xhepave te qytetareve plot 18 milione euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›