E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, qëllohet me pistoletë i riu, policia në kërkim të autorit

KORCE - Një 23-vjeçar është plagosur me armë mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të qytetit të Korçës, ku mbeti i plagosur 23-vjeçari, Donald Deli.

Policia e Korçës bëri të ditur se 23-vjeçari u qëllua më pistoletë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Korçës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes, shtetasin Roland Bilali, i cili ende nuk ka rënë në prangat e policisë. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›