E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunati i ministres Bregu, Gjeçaje Shehu ndihmuan Prudentinot

Të tjera rreth shkrimit Ekskluzive/ Mafia italiane në tregtinë e armëve në Shqipëri Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com TIRANE - Ervis Gjeçaj, bashkëshorti i motrës së ministres së Integrimit Majlinda Bregu, nuk ka përmendur asnjëherë se kishte kryer disa udhëtime me të birin e bosit të Sacra Corona Unita-s Albino Prudentino,
Anxhelon. Sipas një vendimi të Gjykatës së Leçes të 28 dhjetorit 2012, ka prova të qarta se ata të dy kanë udhëtuar bashkë për në Majemi (SHBA) dhe Milano.

Kunati i Majlinda Bregut Ervis Gjeçaj ka qenë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sëbashku me Anxhelo Prudentinon, në të njejtin avion, duke u nisur nga Fiumiçino e Romës dhe në të njejtën datë: 11 dhjetor 2010.

Kjo zbulohet nga vendimi i Gjykatës së Hetimeve Paraprake – e ngjashme me Policinë tonë Gjyqësore – i datës 28 dhjetor 2012, lidhur me arrestimin e një numri personash dhe sekuestron e pasurive të ndryshme, që kanë lidhje me bosin e mafies puljeze.

Anxhelo Prudentino është arrestuar pak ditë më parë në Brindizi, duke ardhur nga Shqipëria, pas vendimit për t’u vetëdorëzuar tek organet italiane, sipas burimeve policore.

Ndërkohë që Artur Shehu në SHBA i ka dhënë pronat në Vlorë. Në shkrimin e sotëm të Shqiptarja.com lexoni dhe kush është vlonjati që zotëron 2 milionë dollarë në Majemi.
.
  Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com13.02.2013

Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›