Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria renditet në vendin e 64

Shqipëria ka ngjitur vetëm një pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin janar që ka publikuar paraditen e sotme organizmi drejtues i futbollit botëror.
Shqipëria është ngjitur në vendin e 64 me 497 pikë nga vendi i 65 në të cilin ndodhej në dhjetorin e vitit të kaluar. Siç pritej, nuk ka shumë ndryshime në renditjen e parë të FIFA-s për vitin 2011. Spanja vazhdon të kryesojë renditjen e ndjekur nga Hollanda. Gjermania në vendin e tretë.
Në vend të katërt renditet Brazili, ndërsa Argjentina ndodhet e pesta në këtë klasifikim. Ndryshimi i vetëm në dhjetëshen e parë është ngjitja e Kroacisë në vendin e nëntë dhe zbritja e Egjiptit në të dhjetin.