Athine, arrestohet polici qe vrau 15 vjecarin

Protestuesit kane qelluar me bomba molotov ndaj forcave te sigurise, kane plackitur dyqanet dhe djegur makinat qe gjendeshin ne rruge.
Me pas dhuna eshte shtrire edhe ne Selanik dhe ne ishujt e Kretes dhe Korfuzit.
Ministri i Brendshem, Prokopis Pavlopoulos ka deklaruar se “cdokush ka te drejt te protestoje, por eshte e papranueshme qe te shkaterrohet prona private e qytetareve dhe dhuna ndaj njerezeve te pafajshem”.
“Askush nuk duhet te jete pjese e protestave qe pame. Te tilla veprime jane kunder te drejtave te njeriut”, shtoi ai.
Pavlopoulos deklaroi se kishte vendosur te jepte doreheqjen, por nje gje e tille nuk eshte pranuar nga kryeministri Kosta Karamanlis, qeveria e te cilit ka humbur tre ministra nga skandalet koheve te fundit.
16 banka, 20 dyqane dhe dhjetra shtepi jane demtuar, nderkohe shume persona jane vene ne pranga.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code