E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, sot priten protesta te tjera

Greqia pritet te perballet sot me protesta per te treten dite rresht, pas vrasjes se nje 15-vjecari nga policia ne fundjave.

Vrasja shkaktoi perplasje te dhunshme me policine, qe lane pas deme te medha materiale. Partia Komuniste greke ka bere thirrje per nje proteste masive ne nje park te Athines dhe te njeten gje ka bere dhe nje parti tjeter, Koalicioni i se Majtes.

Ndersa partia kryesore ne opozite, ajo Socialiste, u ka bere thirrje grekeve qe te denojne qeverine. Shumica e perplasjeve ka ndodhur ne universitete dhe shume protestues e kaluar naten atje.

Qeveria ka bere thirrje per ndaljen e dhunes, duke njoftuar se drejtesia eshte vene ne vend me arrestimin e policit qe vrau adoleshentin.  



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›