Një delegacion MPMS-së në Bernë për pensionet e kosovarëve

Prishtinë, 31 gusht - Një delegacion i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka udhëtuar të martën për në Bernë të Zvicrës në një vizitë zyrtare që ka për qëllim bisedimet lidhur me sigurimet sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë punuar dhe vepruar në shtetin zviceran.
Në përbërje të delegacionit kosovar ka ekspertë ligjorë, ekspertë të çështjeve sociale e të sigurimeve sociale si dhe ekspertë për traktate ndërkombëtare. Ata gjatë qëndrimit në Bernë të Zvicrës do të këmbejnë informata në lidhje me sigurimet sociale ndërmjet Zvicrës dhe Republikës së Kosovës, gjegjësisht lidhur me sigurimet sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë punuar dhe vepruar në shtetin zviceran.
Siç është e ditur, Qeveria zvicerane tashmë ka vendosur të mos ua vazhdojë pagesat e pensioneve qytetarëve të Kosovës, që kanë punuar dhe jetuar në Zvicër e që tash jetojnë në Kosovë, pagesë kjo që është realizuar në bazë të marrëveshjes që ka ekzistuar në mes të ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka zhvilluar një sërë takimesh me Ambasadën Zvicerane në Prishtinë, ka pasur takime edhe me sindikalistë zviceranë, kurse delegacioni që po qëndron tash atje do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë për sigurime sociale të Zvicrës.
Delegacionin nga Kosova e kryeson këshilltari politik për çështje sociale në MPMS, Behxhet Gagjiqi, kurse atë zviceran Stephan Cueni, drejtor i Departamentit të Marrëveshjeve, Zyra Federale për Sigurime Sociale, Seksioni për çështje Ndërkombëtare.
Zyra për komunikim publik e MPMS bën të ditur se në takimet që do të mbahen në Bernë i pranishëm do të jetë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj.