E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina dimeron ne krye

Nga Express me 21 nentor 2010 ne ora 1825

Derbi i kryeqytetit ndermjet Prishtines dhe Flamurtarit u ka takuar bardhekalterve te cilet do te dimerojne ne krye te Superliges. Hysi e mbajti hapin me kryesuesin duke fituar ndaj Ferizajt kurse Ballkani nxori nje pike te arte ne Peje.

Prishtina 150 Flamurtari 32
Ne nje ndeshje mjaft interesante dhe me plot gola Prishtina e ka mposhtur Flamurtarin ne derbin e kryeqytetit per te dimeruar ne krye te tabeles se Raiffeisen Superliges.

Bardhekaltrit kane hasur ne rezistence te forte te Kuqezinjve te cilet ne nje moment e shihnin veten ne avantazh. Astrit Fazliu ka realizuar dy gola per Prishtinen te parin ne minuten e shtate te pjeses se pare e te dytin ne minuten e njejte te 45-minuteshit te dyte.

Merita te vecanta per keta dy gola pati mesfushori asistues Genc Sermaxhaj. Per flamurtaret Perparim Livoreka gjithashtu ka realizuar dy gola 31146 te parin fale gabimit te portierit Flamur Neziri kurse te dytin me te filluar pjesa e dyte 49146. Ndersa rezultatin e perfundimtar te kesaj ndeshjeje e vulosi Labinot Ibrahimi i cili shenoi ne minuten e 81-te nga afersia.

Hysi 150 Ferizaj 10
Hysi e ka mbajtur ritmin karshi kryesuesit duke e mposhtu ne shtepi Ferizajn me rezultat minimal. Mysafiret kane mbetur te hendikepuar qysh nga minuta e tete kur Gramos Tafa u ndeshkuar me karton te kuq.

Pastaj cdo gje ishte e lehte per ekipin nga Merdara i cili e gjeti golin ne minuten e 14-te kur Kastriot Rexha shenoi pa veshtiresi nga afersia pasi iu kthye nje top nga portieri Shabani qe paraprakisht e priste perkohesisht nje gjuajtje te mire te Hoxhes.

Vendesit kane mundur ta dyfishonin epersine nga penalltia tete minuta me vone por gjuajtjen e Enis Zaberxhes e priti portieri Shabani. Edhe ferizajasit paten disa gjysmeraste por ne fund u kthyen ne shtepi duarthate.

Besa 150 Ballkani 00

Besa dhe Ballkani i kane ndare piket ne perballjen e tyre qe u zhvillua te dielen ne Peje. Vendesit e paten lojen ne dore duke krijuar raste te shumta por nuk kane arritur t146i konkretizonin. Ata shenuan dy gola por u anuluan nga gjyqtari per shkak te pozites jashte loje. Ballkani u mbrojt mjaft mire dhe me merite e mori nje pike. Duhet cekur edhe disa pritje bravuroze te portierit udhetues Florim Sopa.

E hene
Vellaznimi 150 Trepca 14589

Tabela
1. Prishtina-39
2. Hysi-33
3. Besa-26
4. Liria-26
5. Trepca-24
6. Trepca 14689-22
7. KEK-u-22
8. Flamurtari-20
9. Drenica-19
10. Ballkani-16
11. Vellaznimi-16
12. Ferizaj-13

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›