E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa e shite zemren fiton Kenga Magjike 2010 Video

Nga Express me 21 nentor 2010 ne ora 1800

Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli jane fituesit e 147Kenges magjike148 2010. Kenga me titull 147Sa e shite zemren148 ka fituar zemrat e publikut dhe shumices se artisteve konkurente te cilet votuan ne menyre te hapur ne edicionin e 12-te. Me tekst dhe muzike te Pirro Cakos kenga eshte shnderruar tashme ne nje hit te muzikes shqiptare.

Cmimin e dyte te 147kenges Magjike148 e morri kantautori Piro Cako me kengen 147Mirembrema si je148 ndersa cmimi i trete shkoi per Rozana Radin dhe Ramadan Krasniqin me baladen 147Valsi i tradhtise148 kenge qe meritoi edhe cmimin e publikut.

Te 20 artistet e nates finale u nderuan me cmime. Disa prej tyre ishin 147Kenga Hit148 per Eranda Libohoven 147Best Balade148 per Olta Boken 147Interpretimi me i mire148 per Greta Kocin 147Best Stil148 Ardian Gaxha cmimi 147Cesk Zadeja148 per Gerta dhe Klejti Mahmutaj e plot cmime te tjera.

Nata finale e edicionit te 12-te te 147Kenges Magjike148 shenoi jo vetem nje publik rekord krahasuar me te gjitha vitet por dhe nje shikueshmeri televizive rekord nepermjet ekranit te Tv Klan dhe kater kanaleve te tjera.

Nje mbremje magjike ku shkelqyen performancat e artisteve shqiptare te cilet ndezen skenen dhe sallen e 147Pallatit te Kongreseve148 dhe shkaktuan duartokitje te gjata.

Spektakli i jashtezakonshem me producente Aleksander Frangaj dhe Ardit Gjebrene beri te kendojne jo vetem kengetaret por edhe gjithe publiku te cilet ne nje karaoke te zgjedhur sollen disa nga hitet e kenges shqiptare.

Festa u plotesua me disa hitet me te bukura te Gjebrese te interpretuara edhe me humor nga Agron Llakaj Eliza Hoxha e Rosela Gjylbegu. /klan/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›