Fitore historike Totenhem mund Arsenalin
Angli
I shkon Totenhemit derbi i Londres kunder Arsenalit ne javen e 14-te te Premier League. Gunners zhbllokuan rezultatin pas 10 minutash me Nasri dhe ne 27 gjeten avantazhin me Camak. Por ne pjesen e dyte vjen permbysja historike e Totenhemit Bale 50 Van der Vaart 67 Kabul 86. Keshtu Totenhem fiton pas 17 vjetesh ne fushen e Arsenalit. Nje humbje te shemtuar ka pesuar Celsi i cili eshte mundur 1-0 ne fushen e Birmingemit. Ndersa Mancester Junajtid fiton 2-0 ne shtepi ndaj Uiganit dhe barazon Celsin me 28 pike ne vendin e pare ne renditje.