Prishtina do te kerkoje hetime nga EULEX

Perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves akoma nuk e dine nese do tu lejohet qe te flasin ne sesionin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes ku do te diskutohet per raportin e Dik Martit. Raportuesi i kesaj organizate Dik Marti akuzon nje pjese te strukturave te UK-se te jene marre me aktivitete te paligjshme perfshire edhe trafikimin me organe te njerezve.
Nenkryetari i parlamentit te Kosoves Xhavit Haliti emri i te cilit permendet ne raportin e Dik Martit gjendet tashme ne Keshllin e Evropes. Ai thote per DW se ne pamundesi te pjesemarrjes ne sesion delegacioni i Prishtines do te perpiqet qe te kordinoje veprimet me shtet mike te Kosoves. Ne po kerkojme nje zgjidhje evropiane per raportin dhe per te gjitha akuzat nje nga nje qe do te thote pergjegjesi individuale dhe nje zgjidhje te ketij problemi permes hetuesise. Ne jemi deklaruar se jemi te hapur individualisht dhe si Kosove qe te pranojme hetim nga misioni EULEX per kete ceshtje thote Xhavit Haliti.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Njesi e UK
Prishtina zyrtare sipas zotit Haliti kerkon qe ne rezoluten e Keshillit te Evropes qe pritet te miratohet te futet nje paragraf me te cilin kerkohet qe argumentet qe Dik Marti ka ne raportin e tij tia dorezoje misionit EULEX ne Kosove.
Nderkohe zedhenesi i misionit EULEX Blerim Krasniqi thote per programin tone se ky mision permes nje letre zyrtare ka kerkuar nga Dik Marti qe argumentet e tij tia dorezoje ketij misioni ne menyre qe te mund te fillojne hetimet. EULEX akoma nuk ka pranuar ndonje prove apo burim te cilat do ti mundesonin prokurorise per te ndjekur penalisht pretendimet e theksuara ne raport. Sidoqofte ne shpresojme qe se shpejti te na dergohet materiali i kerkuar thote Blerim Krasniqi.
Nderkohe Xhavit Haliti nenkryetar i parlamentit te Kosoves thote se eshte i gatshem te bashkepunje me cdo hetues per te sqaruar njehee e mire akuzat kunder tij ne raportin e Dik Martit. Une besoj ne drejtesi dhe gjithmone jam deklaruar qe keto ceshtje duhet te jene te drejtesise dhe secili prej nesh duhet te jete i gatshem qe para drejtesise te jete transparent thote Xhavit Haliti.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hashim Thaci Bernard Kouchner dhe gjenerali Michael Jackson pas nenshkrimit te marreveshjes per shperberjen e UK shtator 1999
Sidoqofte Kryeministri i qeverise se Kosoves ne largim Hashim Thaci emri i te cilit poashtu permendet ne raportin e Dik Martit zyrtarisht ka kerkuar nisjen e hetimeve. Ai i ka derguar nje leter Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes ne te cilen thote se hetimet duhet ti kryeje misioni EULEX. Duke pasur parasysh se draft-raporti permban nje numer te akuzave serioze une besoj se keto pohime nuk duhet te mbeten pa pergjigje. Per kete arsye si qenie njerezore dhe si Kryeminister i Republikes se Kosoves shfrytezoj rastin qe tu beje thirrje te gjitha autoriteteve kompetente ne vecanti EULEX-it te bejne gjithcka qe eshte e mundur per te zbuluar se cfare ka ndodhur shkruan ne letren e tij Hashim Thaci.
Hashim Thaci konsideron se eshte e nje rendesie te madhe qe hetimet te fillojne sa me pare qe eshte e mundur dhe ai garanton qe qeveria e Kosoves te bashkepunoje plotesisht ne lidhje me hetimet e udhehequra nga EULEX-i rreth pohimeve te zotit Dik Marti.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama