E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Parlamentin Evropian kane filluar diskutimet per raportin e Dick Marty-t

Ne kete raport Dick Marty akuzon grupin e Drenices te udhehequr nga udheheqesi i atehershem politik i UK dhe kryeministri i tanishem ne detyre Hashim Thaci per rrembimin e serbeve dhe shqiptareve vrasjen e tyre marrjen e organeve te tyre ne Shqiperi dhe shitjen. Ne debatet e para jane degjuar akuza per krime te renda te bera ne Kosove dhe ne hapsirat e ish-Jugosllavise.

Shefi i delegacionit te europarlamentareve nga Serbia Dragolub Micunoviq tha se raporti do te mundesoje zbradhjen e te se vertetes per krimet qe kane ndodhur ne Kosove. Ne e dime qe korrupsioni dhe kriminaliteti jane armiqte me te medhenj te demokracise theksoi ai. Ndersa eurodeputeti tjeter nga Serbia Millosh Aligrudiq nga Partia Demokratike Serbe e Vojisllav Koshtunices u shpreh se ne kete raprot flitet per krimet me brutale qe jane bere ne Kosove per te cilat ai fajesoi kryeministrin e tanishem te Kosoves Hashim Thaci dhe bashkepunetoret e tij.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtar i UK

Ne raportin e Dick Marty jane paraqitur 21 amandamente me se shumti nga Shqiperia Turqia dhe Gjeorgjia. Dy amandamente me te cilat kerkohet bashkepunimi i ngushte i institucioneve kosovare ka paraqitur edhe vet Marty.

Gazetat gjermanofolese dhe perendimore shkruajne sot se ne disa raporte sekrete behet fjale per akuza te renda ndja kryeministrit ne detyre Thaci.

Sipas gazetes britanike Guardian keto pohime bazohen mbi te dhenat sekrete te NATO-s.

Thaci eshte nje prej peshqeve me te medhenj te kriminalitetit te organizuar ne vendin e tij thuhet ne keto dokumente te ciatuara nga kjo gazete britanike. Sipas saj SHBA dhe shtetet tjera perendimore kahere kane te dhena per lidhjet e qeveritareve ne Kosove me krimin e organizuar. NATO ka nisur para pak kohesh hetime interne lidhur me pohimet per lidhjen e politikaneve qeveritare me krimin. Fjala eshe nder tjerash per te dhena te sherbimeve sekrete nga viti 2004 ku Thaci pershkruhet si nje prej peshqeve me te medhenj ne qarqet e krimit te organizuar. Ne keto qarqe ben pjese edhe Xhavit Haliti shkruan gazeta.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dick Marty

Pritet qe Parlamenti Evropian te mbeshtese kerkesat per sqarimin e plote te ketyre akuzave. Europarlamentaret e 47 vendeve anetare jane te interesuar per shpjegimin deri ne fund te akuzave te rena per krime dhe marrjen e organeve prej personave te vrare dhe tregetine me keto organe.

Pala kosovare i ka quajtur akuzat te pabaza dhe ka kerkuar pergjegjesine e europarlamentarit nga Zvicra. Akuza te ngjashme per krime jane ngritur edhe me pare prej ish-prokurores se Tribunalit te Hages per krime ne ish-Jugosllavi Carla del Ponte.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›