Prishtina fitoi derbin

Sigal Prishtina e ka shënuar fitoren e 23-të në këtë edicion. Kryeqytetasit korrën fitore të enjten mbrëma në Prishtinë ndaj Pejës me rezultat 91:74, në kuadër të xhiros së 26-të të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll.
Ky ishte testi i fundit i këtyre dy skuadrave për t’i matur forcat ndaj njëra tjetrës, pasi pikërisht bardhekaltrit dhe verdhezinjtë do të ndeshen mes vete në gjysmëfinale të play-off-it. Dhe, në bazë të kësaj ndeshje, Sigal Prishtina është favorit absolut për të kaluar në finale të play-off-it sepse ishte dukshëm më e fort sesa Peja, duke krijuar epërsi deri në 22 pikë, kur rezultati në semafor ishte 85:63.
Po të enjten, Bashkimi në Prizren e ka deklasuar Dritën e Gjilanit. Portokallinjtë kanë triumfuar ndaj bardhekaltërve me 98 pikë epërsi, gjë që rrallë ndodh në basketboll, pasi ky takim ka përfunduar me rezultat 146:48, për vendasit. Ndërsa, të mërkurën fitore ka shënuar edhe Trepça si mysafire e Bambit, me rezultat të thelë 63:82, sikurse Kosova që e mposhti Kolegjin EuroSport me rezultat 98:82.
Superliga – Xhiroja e 26-të
Rezultatet
S. Prishtina – Peja 91:74
Bashkimi – Drita 146:48
Kosova – K. EuroSport 98:82
Bambi – Trepça 63:82
Tabela
1. S. Prishtina 25 48
2. Trepça 26 47
3. Bashkimi 26 45
4. Peja 26 39
5. Kosova 26 36
6. Bambi 25 33
7. K. EuroSport 26 32
8. Drita 26 28