E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato:Gati për përballjen e së dielës në Londër

Boksieri Kreshnik Qato premton një përballje të fortë ditën e dielë ndaj
Alex Spitko në Londër , në një ndeshje për mbrotjen e titullit për
peshën e mesme të versionit WBF . Në një prononcim për "Ora Sport", ai tha se ndihet gati për këtë sfidë. "Jam në formën time më të mirë. Prej disa kohësh kam pasur një pauzë ndaj më duhet të shpalos gjerësisht gjithë formën time. Më duhet të falenderoj tifozët për përkrahjen e tyre , por edhe promotorin tim , Ylli Ndroqi për mbështjetjen maksimale", u shpreh Qato.

Ndërkaq, në datën 1 maj kampioni i botës në versionin WBF, Kreshnik Qato do të ndeshjet në Tiranë për të mbrojtur titullin ." 1 maj do mbroj titullin kampion në versionin WBF. Mendohet se përballë do të kem serbin Gogu Kzeneviç, megjithatë kjo mbetet për t'u parë", theksoi Qato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›