E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona kualifikohet në çerekfinalen e Ligës

Trajneri i Barcelones Pepe Guardiola eshte shprehur i kenaqur me kualifikimin e skuadres se tij per ne cerekfinalet e Liges se Kampioneve, pas fitores 4-0 kunder Shtutgartit ne ndeshjen e zhvilluar ne “Kamp Nou”. Ne te njejten kohe, tekniku spanjoll ka thurur elozhe per yllin e ekipit te tij Lionel Messi i cili ishte dhe autori i dy golave. “Mora pergjigjen e duhur nga skuadra, e cila beri gjithcka mire ne fushen e lojes duke arritur nje kualfikim shume te rendesishem.

Sigurisht, Mesi ishte shume i rendesishem per ne. Ai eshte me i miri. Nuk mund te them asgje tjeter. Ne te gjithe sportet kolektive me i miri eshte shume i rendesishem per skuadren, ashtu si Xhordan te Cikago Bulls, apo Brajant te Lakers”, eshte shprehur Guardiola.

Edhe trajneri i Shtutgartit, Christian Gross ka folur me superlativa per talentin argjentinas, duke e krahasuar ate me Diego Armando Maradonen. “Eshte e pabesueshme kur mendon se sa i ri eshte Mesi. Duhet ta krahasojme ate me Maradonen dhe me duket e drejte ta bejme kete. Sigurisht qe ishte vendimtar ne fitoren e Barcelones”, ka perfunduar Gros ne konferencen per shtyp pas ndeshjes.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›