E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina humb kreun

Derbi ndermjet Hysit dhe Trepces ka perfunduar pa fitues. Prishtina nuk ka arritur me shume se nje barazim perballe Drenices duke humbur poziten e pare. Besa e ka shkelur Ferizajn duke e mundur 70 derisa Vellaznimi ka mposhtur Ballaknin.

Hysi - Trepca 22

Kryendeshja e xhiros se shtate perfundoi pa fitues. Hysi dhe Trepca i kane ndare piket pas perballjes se tyre ne Merdar. Ekipi llapjan ka qene ne avantazh te dyfishte por kampionet e Kosoves e kane permbytur rezultatin madje kishin mundesi edhe te fitonin. Vendesit kaluan ne epersi ne minuten e 40-te permes Mentor Zhdrelles nga penalltia. Visar Sermaxhaj ka shenuar autogol ne minuten e 60-te pas goditjes se fuqishme te Yll Hoxhes. Ne 20 minutat e fundit mitrovicasit jane zgjuar nga gjumi duke shenuar dy here. Rezultatin e ngushtoi Isuf Sejdiu pasi mori nje top nga vellai i tij Florent Sejdiu qe te dy ishin rezerviste kurse me pas shifrat i barazoi Afrim Mziu qe shenoi nga afersia pas nje aksioni te pergatitur. Ne vazhdim te dyja ekipet paten rast te kalonin ne epersi. Ne minuten e fundit Liridon Ahmeti i mysafireve u ndeshkua me karton te kuq pas dy te verdheve.

Prishtina - Drenica 00

Prishtina nuk ka arritur te shenoje gol per here te pare ne kete sezon ne perballje me Drenicen. Kryeqytetasit paten dy raste te mira te paren ne pjesen e pare me Fazliun e te dyten ne fillim te pjeses se dyte me Kozhanin qe goditi shtyllen por shifrat nuk ndryshuan. Drenica u mbrojt mire dhe mori ate qe deshi kurse Prishtina e humbi primatin.

Besa - Ferizaj 70

Besa e ka shkelur Ferizajn te cilin e percolli ne shtepi me 7 gola. Fitim Kasapi ka shenuar dy gola 3 e 80 ndersa kontribuuan edhe Bernard Berisha 6 Krenar Vokshi 14 Blerim Hysenlekaj 25 Haxhi Zeka 54 e Mensur Duraku 56. Ferizajasit qe nuk e kane gjetur ende pasardhesin e trajnerit Agron Selmani shfaqen njeren prej ndeshjeve me te dobeta ne sezonet e fundit.

Vellaznimi - Ballkani 21

Ndeshja ndermjet Vellaznimit dhe Ballkanit pati dy fytyra ne pjesen e pare kane dominuar therandasit ndersa ne te dyten shperthyen gjakovaret. Sigurisht ne kthesen e kuqezinjve ka ndikuar edhe ndeshkimi me karton te kuq i Lavdim Hysenit te udhetuesve ne minuten e 40-te. Ballkani ka shenuar permes futbollistit Denis Isaja ne minuten e 18-te. Vendesit barazuan ne fillim te pjeses se dyte me ane te zevendesuesit Ermir Nikoliqi kurse shpetimtar i mikpritesve ishte Atdhe Gashi qe shenoi nga gjuajtja e lire ne minuten e 63-te.

Superliga - xhiroja e shtate

Tabela
1. KEK-u 7 6 14
2. Prishtina 7 2 14
3. Besa 7 9 13
4. Hysi 7 7 11
5. Trepca 89 7 1 11
6. Ballkani 7 0 9
7. Liria 7 -2 8
8. Drenica 7 -3 8
9. Trepca 7 -1 7
10. Vellaznimi 7 -4 7
11. Flamurtari 7 -4 5
12. Ferizaj 7 -11 5

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›