Aragona Stoner niset nga pole
Ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Aragonas ne MotoGp Kejsi Stoner me Dukati ka siguruar pole position me kohen 148942. Koha e dyte me e mire eshte regjistruar nga Horge Lorenci me Jamaha i cili e ka ndaluar kronometrin ne 149251 perpara Dani Pedrozes qe me Honden e tij ishte vetem 92 te mijtat me i ngadalte. Valentino Rosi eshte shfaqur serish ne veshtiresi per te gjetur ritmin e duhur ai i ka mbyllur provat ne vendin e shtate me kohen 150017. Pas shiut te dites se premte dhe reshjeve te dobeta gjate paradites se djeshme provat zyrtare ne cirkuitin e Aragonas u zhvilluan ne asfalt te thate. Si zakonisht pjesa me e madhe e kohes ne dispozicion u sherbeu piloteve per ta pershtatur motorin me garen ndersa ne 15 minutat e fundit u ndez edhe lufta per pole. Edhe pse te gjithe mendonin se dueli do te zhvillohej ndermjet Pedrozes dhe Stonerit per kohen me te mire rivalizoi edhe Lorenco. Megjithate lideri aktual i boterorit nuk u shfaq brilant ne sektorin e katert te pistes duke mos regjistruar me teper se kohen e trete. Me pas ka nisur stafeta ndermjet Stonerit dhe Pedrozes ne krye te klasifikimit kur mungonte dicka me teper se nje minute nga mbyllja e provave Stoner behet i vetmi pilot qe zbret nen nje minute e 49 sekonda dhe renditet i pari. Per tu theksuar Valentino Rosi ka qene thjesht nje spektator ne luften per vendet e para. Gara e sotme nuk nis ne menyren me te mire per Doktorin.