Ferguson Benitez fajtori per deshtimin e Liverpulit
Ser Aleks Ferguson beson se Rafel Benitez ishte shkaktari per deshtimin e Liverpulit gjate sezonit te kaluar. Reds e mbyllen kampionatin ne vendin e shtate ndersa trajneri i ri Roi Hoxhson ka detyren e veshtire qe ta riktheje skuadren ne Champions League. Gjate edicionit te kaluar Benitez u justifikua se mungesa e rezultateve lidhej me fondet e kufizuara qe kishte ne dispozicion por Ferguson deklaroi se fatura e fajit duhet ti adresohet ish-trajnerit. Nuk e di se sa lidhje mund te kete me gjendjen financiare fakti qe nje skuader e mbyll kampionatin ne vendin e shtate vetem nje vit pasi ajo ishte renditur e dyta deklaroi skocezi i Djajve te Kuq. Gjate merkatos se fundit ata shpenzuan shume para per te blere lojtare disa here me shume sesa Mancester Junajtid. Kesaj i shtohet edhe fakti qe Liverpuli kishte nje kontingjent mjaft te gjere. Pra nuk e di nese situata financiare mund te lidhet me ecurine e dobet. Marredheniet e Fergusonit me Benitezin kane qene shpeshhere te tensionuara gjate qendrimit 6-vjecar te spanjollit ne Anfilld Roud. Megjithate trajneri i Junajtid shtoi Nuk e kam kaluar asnjehere debatin ne planin personal. Pervecse me Benitezin gjithmone kam pasur marredhenie te mira me trajneret e Liverpulit dhe te dyja klubet e kane administruar situaten si duhet pas cdo ndeshjeje. Kjo ndryshoi me trajnerin e parafundit Benitezin por per mua nuk eshte ndonje problem i madh. Nga ana e tij Benitez ka akuzuar shpesh politiken e ndjekur nga pronaret e klubit Xhilet dhe Hiks ndersa qe prej startit te ketij sezoni ai ka zevendesuar Zhoze Murinjon tek Interi.
Me tej Ferguson foli per Roi Hoxhson duke vleresuar edhe punen qe ai ka bere te Fulhami. E njoh prej nje kohe te gjate. Per here te pare jemi takuar ne vitin 1987 kur drejtoja Malmon dhe kishim ndeshje ne kupat e Europes me Ajaksin te cilen holandezet e braktisen pas nje minute loje. Ai ishte ne ate ndeshje dhe darkuam se bashku. Roi ka nje eksperience mjaft te madhe pasi ka drejtuar skuadra ne kampionatin italian zviceran dhe finlandez ndersa se fundmi ka bere nje pune fantastike te Fulhami.