E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina inkurajon pakicat të bashkohen me FSK-në

Pakicat kanë treguar interes për të shërbyer në Forcën e Sigurisë të Kosovës pasi autoritetet e Prishtinës kryen një fushatë të gjerë për të inkurajuar përfshirjen, thanë ekspertë të sigurisë.

Më shumë se 200 kandidatë iu përgjigjën thirrjes së forcës për rekrutë të rinj në fillim të prillit.

"Nga 224 kandidat, janë 65 boshnjakë, 54 serbë dhe 36 turq," tha për Ibrahim Shala, kreu i departamentit të shtypit në ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës.

"Një pagë e përshtatshme është e garantuar dhe po ashtu një mundësi për përparim në karrierë si dhe qenia pjesë e një strukture që jep për sigurinë e vendit, janë motive të mjaftueshme për të qenë një anëtar aktiv," tha Shala.

Forca e Sigurisë Kosovës e armatosur lehtë u ngrit më 2009 në përputhje me Planin e Ahtisarit dhe është e përbërë nga 2,500 anëtarë shumë-etnikë aktivë dhe 800 rezervë. Ajo është kryesisht përgjegjëse për reagimin ndaj krizave.

Thirrja e kohëve të fundit ka për qëllim të rritë anëtarësimin ne përgjithshëm të pakicave për të qenë më shumë se 10 përqind apo një rritje me 2 përqind.

Për të arritur këtë qëllim, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku organizoi një numër takimesh në lokalitetet serbe për të bindur rekrutë të mundshëm që t'i përgjigjen thirrjes dhe të aplikojnë.

Boban Maksimoviç, një serb, u bashkua me forcën më 2005 kur ishte Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe vendosi të vazhdojë të shërbejë pas transformimit të saj në Forcën e Sigurisë të Kosovës më 2009.

"Do të inkurajoja çdo të ri të punësuar të aplikojë për një vend, sepse nuk ka asgjë për t'u shqetësuar lidhur me këtë. Kjo është një strukturë që funksionon normalisht dhe anëtarët e saj gëzojnë një të ardhme të shkëlqyer," tha Maksimoviçi për SETimes.

Maksimoviçi tha se serbët e Kosovës treguan interes gjatë thirrjes së fundit për rekrutim, duke përfshirë serbë më të mëdhenj se 25 vjeç, por vetëm kandidatët 18 deri 25 vjeç ishin të zgjedhshëm.

Forca e paraqiti veten në dy versione, te serbët dhe te jo-serbët, sipas Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimet e Sigurisë me qendër në Prishtinë.

Grupi jo-serb është i përfaqësuar mirë dhe atje nuk ka problem, tha Qehaja, por ka ende një problem me integrimin e serbëve në forcë.

"Shoqërimi i [Forcës së Sigurisë së Kosovës] me institucionet e mëparshme të sigurisë dhe veçanërisht [Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës] dhe thirrjet e Beogradit serbëve në Kosovë që të mos bashkohen me [forcën] do të kenë një ndikim në shkurajimin e serbëve nga bashkimi," tha Qehaja përSETimes.

Transformimi i forcës në një ushtri, gjë që po debatohet tani, do të përdoret nga Beogradi dhe përfaqësuesit serbë në Kosovë për të shkurajuar edhe më tej punësimin në forcë.

Megjithatë Qehaja tha se fushat e rekrutimit e pakicës tregoi një përkushtim të vërtetë.

Duket se Prishtina e kuptoi, tha ai, nevojën për më shumë politika aktive për integrimin social dhe shoqërizimin e pakicave.

"Shembujt nga rajoni tregojnë se anëtarët e komuniteteve të pakicave nuk janë rregulluar aq mirë sa duhet midis komuniteteve të shumicës, gjë që ka rezultuar në tërheqjen e tyre vullnetare që në fillim," tha Qehaja. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›