E Diel, 1 Nëntor 2026

Qosja: Serbët duan një "Kalë të Trojës" në Kosovë

Akademinë nga Kosova, Rexhep Qosja nuk ka lenë pa komentuar dje takimin mes autoriteteve të Kosovës më atë serbë në Bruksel për zgjidhjen e problemit të Mitrovicës Veriore.

“Nuk jam aty që të di faktet, argumentet me të cilat po punojnë të dy anët në Bruksel. Di një gjë: që nuk është e lehtë. Nuk është lehtë të zgjidhet ai problem. Serbët për Mitrovicën veriore kanë mendime më shumë se çmendojmë ne. Ata kanë koncepte më larghedhëse se ç’mendojmë ne. Unë madje mund të mendoj se edhe po u arrit një farë marrëveshje, nuk do të realizohet ashtu siç duhet të jetë marrëveshja. Serbët e shikojnë Mitrovicën Veriore edhe më ndryshe se ç’e shikojmë ne shqiptarët. Edhe nuk e dimë se ç’ka krejt ata duan. Edhe duhet ta dimë, duhet të lexojmë studimet e tyre, shkrimet e tyre, analizat e publicistëve të tyre, të intelektualëve të tyre. Dhe po t’i lexojmë ata, do shikojmë se Serbia nuk heq dorë lehtë prej disa kompetencave që i kërkojnë ata atje, nuk heq dorë lehtë. Pse? Sepse ata duan të kenë një Kalë të Trojës në Kosovë dhe do ta kenë përmes pjesës veriore të Kosovës. A do të jenë të detyruar të lëshojnë pe shumë për shkak të inkuadrimit në BE? Kjo mbetet të shihet”, ky është opinioni i akademikut, Rexhep Qosja dhënë medieve në Shqipëri, teksa po qëndronte në Tiranë në promovim të një libri të tij, transmeton shekulli.

Qosja thot se, nuk ka mendim sesi mund të përfundojnë bisedimet rreth kësaj çështjeje në Bruksel por, sipas tij Kosova nuk duhet të pranojë një gjë. “Di një gjë: Kosova në asnjë mënyrë nuk do duhej të pranonte që t’i lejohej Serbisë, autonomia në veri. Jo. Nuk do duhej të pranonte sepse ajo do të përfaqësonte një rrezik për Kosovën në të ardhmen. Nuk guxojmë, pasardhësve tanë, nipërve dhe mbesave, t’u lemë një rrezik prej të cilit nuk mund ta dimë ç’ka krejt mund të dalë”, tha akademiku Qosja. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›