Prishtina, kampion vjeshtor
Sigal Prishtina e ka përmbyllur stinorin vjeshtor duke u pozicionuar në vendin e parë të tabelës së klasifikimit. Bardhekaltrit edhe në xhiron e fundit shënuan fitore, pasi të shtunën mbrëma në Prizren e mposhtën Bashkimin me rezultat 80:105, në derbin e xhiros së katërmbëdhjetë të BKT-Superligës së Kosovës në basketboll.
Kjo ishte fitorja e trembëdhjetë rresht për ekipin kryeqytetas, i cili vetëm në xhiron e parë të kampionatit qe mposhtur nga Bambi. Kështu, bardhekaltrit do të dimërojnë si kampionë. Po të shtunën, edhe Peja ka shënuar fitore me rezultat 95:80 ndaj Kosovës së Vushtrrisë.
Ndërsa, të dielën janë zhvilluar dy takime të tjera. Në Mitrovicë, Bambi e mposhti Mitrovicën me rezultat 54:88. Kështu, Bambi sivjet u tregua skuadër shumë e fortë, duke e përmbyllur pjesën e parë të kampionatit në vendin e dytë me dy pikë më pak sesa Sigal Prishtina. Madje, ekipi serb nga veriu i Mitrovicës, një ndeshje nuk e ka zhvilluar akoma, atë ndaj Trepçës.
Ndërkohë, pa kurrfarë vështirësie, edhe Trepça e mposhti Kolegjin EuroSport. ‘Xehetarët’ shënuan fitore ndaj ekipit nga Bardhoshi me rezultat të thellë 96:58.
BKT-Superliga – xhiroja e 14-të
Rezultatet
Mitrovica – Bambi54 : 88
Bashkimi – S. Prishtina80 : 105
Peja – Kosova95 : 80
Trepça – K. EuroSport96 : 58
Tabela
1. S. Prishtina27
2. Bambi25
3. Peja24
4. Trepça19
5. K. EuroSport19
6. Kosova18
7. Bashkimi18
8. Mitrovica14