Prishtinë-Beograd, dialogu do të vijojë
BRUKSEL- Vendimi i Këshillit Europian për t’i shtyrë statusin e kandidatit Serbisë, nuk do të ketë ndikim në rrjedhën e dialogut Prishtinën-Beograd. Kjo është konfirmuar nga përfaqësuesit e dy delegacioneve në bisedime.
Shefja e ekipit negociues të Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar për RTK se dialogu do të vazhdojë. Sipas saj, ende nuk ka ndonjë datë të caktuar, por se palët negociuese janë në kontakte të vazhdueshme me ndërmjetësuesin e BE-së, Robert Cooper.
Çështjet për të cilat do të diskutohet në takimin e radhës janë bashkëpunimi rajonal, energjia dhe telekomunikacioni. Tahiri po ashtu ka theksuar se në samitin e BE-së, angazhimi i konstruktiv i palës kosovare është shpërblyer, duke u kundërshtuar kandidatura e Serbisë.
Ndërsa shefi i ekipit negociues të Serbisë, Borisllav Stefanoviç, ka thënë se vendimi i Këshillit të Europës për t’ia shtyrë statusin e kandidatit Serbisë nuk do të ketë ndikim në rrjedhën e dialogut me Prishtinën, raportojnë mediat serbe. Zyrtari i lartë serb ka vlerësuar se pa marrë parasysh për rrjedhën e eurointegrimeve, të cilat janë proces i gjatë që herët apo vonë do të japin rezultat, dialogu me Prishtinën është gjithnjë prioritet i Qeverisë së Serbisë dhe këtu duhet të gjendet zgjidhja.
(el.me/BalkanWeb)