E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e Majkëll Xhekson dëshiron të bëhet aktore

SHBA- Paris Xhekson, vajza e mbretit të pop-it, Majkëll Xhekson ka fituar rolin e saj në film.

Sic duket 13-vjecarja nuk dëshiron të ndjekë rrugën e babait të saj tashmë të ndjerë që me muzikën e tij ka bërë që të dashurohen mijëra fansa, por njëkohësisht ka zgjedhur një mënyrë krejt të vecantë për t'i shprehur atij gjithë dashurinë e saj.

Paris do të luajë rolin e heroinës, e cila adhuron babanë e saj në realizimin “Lundon’s Bridge and the Three Keys”. Kjo është pikërisht edhe arsyeja sepse ajo ka pranuar të marrë këtë rol.

Mediat amerikane, citojnë se pavarësisht dëshirës së vogëlushes, familjarët Xhekson nuk dëshirojnë që Paris të bëhet pjesë e botës së show biz-it, të paktën deri sa Paris të mbushë 18-vjec.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›