E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë: Dy të arrestuar për 7 kg marihuanë

Operacioni i antidrogës i koduar “Starti” ka sjellë sekuestrimin nga policia e Kosovës të 7 kilogramëve mariuanë dhe prangosjen e dy personave. Gjatë këtij kontrolli mësohet se u gjetën 7. 630 kg substancë narkotike e llojit mariuanë, e paketuar dhe përgatitur për shitje, 691 copë tableta,substancë narkotike e llojit Ekstazi, një peshore për matje, një pistoletë me kalibër 7.65 me 4 fishekë, 2 laptopë, tri videokamera dhe një veturë “Opel Kadet”.
Sipas policisë së Kosovës shuma e substancave narkotike të sekuestruara arrin vlerën rreth 10.000 Euro.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan dy prishtinas G. Pireva dhe A. Karavidaj. Policia e Kosovës bën të ditur se i tërë operacioni u zhvillua nën mbikëqyrjen dhe autorizimin e Prokurorit të qarkut, ndërkohë që mbi dy të ndaluarit në paraburgim rëndojnë akuzat për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe të substancave psikotropike, ndërsa personi i tretë është liruar për shkak se ishte i mitur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›