9 greke ne gjyq nen akuzat per pjesemarrje ne nje organizate terroriste

Nente anetare te dyshuar te nje grupi anarkist grek dolen sot ne gjyq nen akuzat per pjesemarrje ne nje organizate terroriste e cila ka marre pergjegjesine per nje seri sulmesh me bombe.
Zyrtaret thane se 4 prej te dyshuarve do te gjykohen ne mungese. Qe te gjithe akuzohen si anetare te grupit Komploti i Zjarrit.
Gjyqi filloi nen masa te rrepta sigurie ne nje burg shume te mbrojtur ne Athine. Te pandehurit nderprene seancen per te protestuar kunder kontrolleve policore ndaj identitetit te atyre qe moren pjese ne gjyq.
Grupi Komploti i Zjarrit deklaroi se fshihej pas nje numer shperthimesh me poste ne muajin nentor qe u derguan ne ndertesa qeveritare ambasadave dhe politikaneve si dhe nje shperthimi ne nje gjykate te Athines ne dhjetor. Zyrtaret thane se asnje prej shperthimeve nuk shkaktoi plagosje serioze.
Nese shpallen fajtore te pandehurit mund te denohen me deri ne 25 vjet burg.