E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine Hidhet poshte kerkesa e opozites per nderprerjen e bisedimeve me Serbine

Qeveria e Kosoves tha sot se bisedimet me Serbine nuk jane ne kundershtim me interesat e Kosoves duke hedhur poshte keshtu kerkesat e opozites per nderprerjen e bisedave aktuale ndermjet Kosoves dhe Serbise me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian. Opozita kerkoi qe te hartohet nje platforme e re per biseda dhe kjo platform te ratifikohet ne parlament dhe pastaj te rifillojne bisedimet me Serbine. Ismet Beqiri shef i grupit parlamentar te LDK-se inicues i seances se jashtzakonshme tha se marreveshjet e arritura me Serbine jane te demshme dhe kthim prapa per Kosoven. Sipas tij vetem Serbia po perfiton nga ky dialog.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Ismet BeqiriBisedimet nuk duhet zhvilluar qe ne ti ndihmojme Serbise per te fituar statusin e kandidatit per ne Bashkimin Evropian. Bisedimet nese ka nevoje duhet zhvilluar per ti ndihmuar Kosoves qe para Serbise te kandidohet dhe te anetaresohet ne Bashkimin Evropian. Nese ne e bejme kete me vetedije apo pa vetedije per Serbine ne duhet ta dime se per nje kohe te gjate do te mbesim jashte ketij integrimi tha Ismet Beqiri.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se dialogu me Serbine eshte obligim nderkombetar i qeverise dhe parlamentit dhe ky dialog sipas tij eshte nje vlere qe Kosova duhet ta perqafoje dhe nuk ka kthim prapa.

Kerkesa per pezullim te dialogut si vlere edhe e popullit te Kosoves dhe vlere e vendeve evroatlantike eshte kerkese per izolim nderkombetar te Kosoves eshte kerkese per konfrontim me Bashkimin Evropian dhe SHBA-se tha kryeministri Thaci.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto kryeministri ThaciDebati ne seancen e jashtzakonshme per dialogun me Serbine ne disa raste ishte shume i nxehte duke akuzuar njera tjetren dy partite me te medha PDK-se dhe LDK-se per gabime ne te kaluaren gjate qeverisjes ne raport me politiken e Kosoves kundruall Serbise. Sidoqofte megjithe debatin kryeministri tha se dialogu me Serbine do te vazhdoje.

Raundi i ardhshem i dialogut do te mbahet ne fund te muajit korrik. Sipas kryesueses se delegacionit te Prishtines Edita Tahiri ne kete takim pritet te arrihen edhe marreveshje tjera qe kane te bejne me energjetiken dhe telefonine. Nje muaj me pare tri marreveshjet qe u arriten ndermjet Kosoves dhe Serbise jane Liria e levizjes njohja e ndersjelle e diplomave shkollore dhe universitare dhe regjistrat civile. Keto marreveshje sipas qeverise do te fillojne se implementuari me 1 nentor te ketij viti.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›