E Diel, 1 Nëntor 2026

Qitaku Ne liberalizimin e vizave per Kosoven KE ska perdorur te njejtat standarte

DW Ministre Qitaku ku eshte Kosova ne rrugen e saj drejt integrimeve evropiane

Qitaku Fatkeqesisht Kosova eshte vendi i vetem ne Ballkanin Perendimor qe nuk ka marredhenie kontraktuale me Bashkimin Evropian. Ne kemi mbetur vendi i vetem qe gjeografikisht gjendet ne Evrope por qe ende nuk ka mundur te formalizoje marredheniet me strukturat e Bashkimit Evropian. Mirepo ne e kemi kuptuar qe procesi i integrimit evropian ne esence eshte nje dinamike e brendshme. Integrimi evropian eshte nje pako reformash nje liste detyrimesh qe ne si institucione te Kosoves duhet ti permbushim ne menyre qe Evropen ta ndertojme ketu ne Kosove.

DW Ministre cilat jane pritjet nga raporti i progresit per Kosoven per kete vit. Ketu kam parasysh deklaraten qe e dha kohe me pare ne Prishtine Pier Mirel se raporti i progresit per Kosoven kete vit nuk do te jete shume pozitiv

Qitaku Ne duhet te konstatojme dhe te jemi te sinqerte qe Kosova ka humbur gjashte muaj per shkak te krizes politike dhe kushtetuese neper te cilen kemi kaluar dhe realisht ne vetem nga prilli i ketij viti kemi filluar te punojme per adresimin e sfidave dhe detyrimeve qe e presin Kosoven ne permbushjen e kritereve evropiane. Mirepo une me kenaqesi konstatoj se te gjitha ministrite e linjes kane punuar me nje dinamike te pershpejtuar ne menyre qe ta zene hapin dhe te kompensojne kohen e humbur. Mirepo me duhet ta pranoj se ne nuk do te mund te adresojme te gjitha ceshtjet e kerkuara nga komisioni evropian. Mirepo ne kemi vene prioritetet dhe keto jane ceshtjet e vendosjes se rendit dhe ligjit reformes se administrates publike dhe permbushja e kritereve te tjera politike qe derivojne nga raporti i progresit te vitit te kaluar.

DW Ku qendron Kosova ne procesin e liberalizimit te vizave. Disa here udheheqesit e institucioneve te Kosoves perfshire edhe ju kane bere pergjegjes edhe Komisionin Evropian qe po perdor standarde te dyfishta per Kosoven sa i perket procesit te liberalizimit te vizave

Qitaku Ju e dini qe Kosoves i jane imponuar disa kritere shtese dhe kjo per shkak te pervojave qe Komisioni Evropian ka nxjerre nga procesi i liberalizimit te vizave me vendet e rajonit. Ne kete kontekst nga Kosova eshte kerkuar qe te punoje ne reintegrimin e personave te riatdhesuar. Ne realisht ne nje afat rekord kohor kemi miratuar ligjin per riatdhesim kemi ndare fondin prej 3.5 milion erurosh per reintegrimn e personave te riatdhesuar kemi funksionalizuar zyrat komunale per kete ceshtje dhe kemi nenshkruar marreveshje bileterale me vendet e BE-se vec e vec. Kjo e fundit eshte nje kerkese shtese per Kosoven sepse vendet e rajonit kane nenshkruar vete nje marreveshje me Komisionin Evropian. Ne tani presim shume shpejt nje mision vleresues nga Komisioni Evropian per te evidentuar progresin e arritur ne nivelin komunal sepse sfida eshte aty. Pra ne realisht presim qe ne muajt e ardhshem ta marrim udherrefyesin per liberalizimin e vizave.

DW Jemi ne fazen e dialogut Kosove-Serbi pos synimit per permiresimin e jetes se qytetareve te te dyja vendeve. E afron Kosoven ky dialog me bashkimin evropian

Qitaku Une e kam ndjekur me vemendje dialogun qe prodhoi marreveshjet e para ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe ajo qe kam vene re eshte se ekziston nje keqkuptim fundamental jo vetem per dialogun Kosove Serbi por edhe per Bashkimin Evropian ne pergjithesi. Ne fakt Bashkimi Evropian nuk eshte as me pak e as me shume sesa nje gjendje konstante e dialogimit. Dialogu eshte parimi mbi te cilin eshte ndertuar Bashkimi Evropian. Dialogu zhvillohet per ceshtje te renda sepse per ceshtje te lehta nuk ka nevoje te dialogohet. Pra ne kete sfond duhet pare dialogu Kosove-Serbi. Ne duhet ta pranojme se po diskutojme me nje shtet qe e mohon ekzistencen e shtetit te Kosoves por per vete faktin qe jemi ulur ne nje tavoline bisedash eshte nje njohje indirekte e ekzistences se realitetit te Kosoves nga Serbia.

DW Sa ekziston rreziku qe Serbia te anetaresohet para Kosoves ne Bashkimin Evropian dhe se ajo mund ta pengoje Kosoven ne rrugen e saj drejt Evropes

Qitaku Ju e dini qe kohet e fundit kemi pasur nje artikulim shume te qarte dhe te zeshem nga Bashkimi Evropian por edhe nga vendet anetare te BE-se qe Serbia nuk mund te behet anetare e familjes evropiane pa e njohur realitetin e Kosoves dhe ky qendrim besoj se do te jete edhe me i zeshem diteve ne vijim. Kosova nuk ka asgje kunder evropianizimit te Serbise perkundrazi. Ne shpresojme qe evropianizimi i Serbise te reflektoje edhe me nje qasje evropiane te Serbise ndaj Kosoves sepse deri tash kemi pare nje Serbi evropiane ne raport me Brukselin ndersa nje Serbi antievropiane ne raport me Kosoven. Ne fund une dua te them se bashkepunimi rajonal eshte parakusht per integrim ne Bashkimin Evropian.

Intervistoi Bekim Shehu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›