Prishtine. PDK-LDK mbyllin vitin me akuza

Dy liderët e forcave më të mëdha politike në Kosovë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë përmbyllur vitin 2010 me akuza të ndërsjella në adresë të njëri tjetrit. Në një pritjen e organizuar për gazetarë kryeministri në dorëheqje ka vlerësuar lartë punën e qeverisë së tij, ndërsa ka thënë se dështimi më i madh gjatë vitit 2010 ka qenë keqqeverisja e kryeqytetit nga Isa Mustafa.
“Dobësia kryesore në vitin 2010 ka qenë keqqeverisja në Prishtinë. Por do të punoj edhe për Prishtinën evropiane në mënyrë që t’i kthehet dinjiteti dhe krenaria kryeqytetit të Kosovës që vazhdon të mbetet më i izoluar dhe kryeqyteti i kaosit numër një në Evropë”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i dorëhequr i LDK-së.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Prishtinës dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili po ashtu në një pritje me gazetarë ka thënë se Kosovës nuk i nevojiten sundues, por njerëz të cilët vijnë në qeverisje me votën e qytetarëve, e jo me vota të manipuluara dhe vjedhura. Mustafa ka kërkuar bashkëpunimin e medieve për ta ndërtuar siç u shpreh ai, demokracinë dhe shtetin ligjor.
“Dëshirojmë po ashtu që edhe në vitin e ardhshëm dhe në vitet që vijmë të kemi një bashkëpunim të ngushtë i cili do t’i kontribuonte ndërtimit të demokracisë në Kosovë, ndërtimit të shtetit ligjor, zhvillimit dhe prosperitetetit tonë", tha Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së.
Që pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit krerët PDK-së dhe LDK-së kanë shkëmbyer akuza në adresë të njeri tjetrit. Thaçi e cilëson Mustafen njeri me mentalitet të së kaluarës, ndërsa ky I fundit e përkufizon kryeministrin një sundues nën qeverisjen e të cilës Kosova ka zënë vendet e para në renditjet botërore për korrupsion dhe krim të organizuar.
Bul Salihu